Dy shtetas të Maqedonisë gjenden të vdekur afër Medvegjës

Dy shtetas të Maqedonisë gjenden të vdekur afër Medvegjës

3 muaj burg për këtë kryetar komune në Maqedoni
VV i publikoi mesazhet private, Xharra i krahason ata me shërbimin rus
ZAEV: Do të rregullohet rruga Shkup-Bllacë
Çerdhet e Kumanovës, pa paralele shqipe

Mbrëmë rreth orës 23 janë gjetur trupat e pajetë të dy shtetasve të Maqedonisë në minierën “Lece” që gjendet afër Medvegjës në Jug të Serbisë, Ata kanë qenë të punësuar në atë minierë.

Sipas mediumeve serbe, udhëheqësia e minierës ka konfirmuar se kanë pësuar shtetasit maqedonas Z.P. (48) dhe T.N. ( (53).

Sipas dëshmitarëve, tragjedia ka ndodhur gjatë minimit të një pjesë të minierës, transmeton Gazeta Lajm.

Një nga minatorët, që ka qenë në të njëjtin ndërrim me viktimat, ka deklaruar se minatorët nga Maqedonia nuk janë tërhequr me kohë gjatë minimit dhe janë ngulfatur nga gazrat në shpellë.

Sipas disa dëshmitarëve tjerë, një nga shtetasit maqedonas që kanë humbur jetën ka qenë mbikëqyrës është future në minierë bashkë me kolegun e tij edhe pse është paralajmëruar të mos e bëjë këtë.

Dy minatorët nga Maqedonia kanë punuar në minerën Lece tashmë katër vite.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.