E mitura shqiptare u përdhuna për një vit nga shoku i babit

E mitura shqiptare u përdhuna për një vit nga shoku i babit

Zvicra me strategji të re 3-vjeçare, 76 milionë franga për Maqedoninë
Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni flasin: Ja e vërteta se a jemi larguar nga Aleanca për Shqiptarët
Nëpunësja zvicerane vjedh në firmën ku punon 761.000 franga për burrin e saj kosovar
Muhamed Zekiri merr post të rëndësishëm në LSDM

Kjo është drama e një të miture, rritur në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. Vend, ku banonte edhe abuzuesi i saj, 39-vjeçari, Lulzim Bardhi.

Ai u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur. Babai tregon se ishte shok me të arrestuarin.

39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar në rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.

E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhunë me fqinjën e tij 14-vjeçare.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.