E papritur, Mavraj drejt transferimit në mbretërit e futbollit turk

E papritur, Mavraj drejt transferimit në mbretërit e futbollit turk

Festë automobilistike në Kosovë
Mugello, Yamaha dominon testet zyrtare
Thaçi në "San Siro" për ta përkrahur ekipin "Shkëndija”
Aubameyang te gjiganti anglez për 40£ milionë

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat turke përsa i përket transferimeve të futbollistëve të Kombëtares sonë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni shkruan panorama.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.