E zuri gjumi në dyshek në det, përfundon në një shtet tjetër

Njihuni me heronjtë shqiptarë që po shpëtojnë qindra amerikanë nga vërshimet
KUJDES! Në Britani të Madhe janë tërhequr nga tregu: Assesi mos blini spinerë të këtillë
VIDEO | U parkua keq, pastruesi i rrugëve i jep një mësim të mirë shoferit
Ja sa “bakshish” kanë marrë këngëtarët në një dasëm shqiptare në Tetovë (FOTO LAJM)

Po pushonte në dyshekun e tij të plazhit, kur befas e zuri gjumi në mes të detit, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte në orët në vijim.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Lazurnoye, qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, në Ukrainë. Protagonist i kësaj ngjarje është një djalë 18 vjeç, i cili ndodhej në qytezë për punë, ku punonte si roje në një resort në vend.

Por të riun e zuri gjumi në dyshekun e plazhit në orarin e pushimit dhe në zgjim e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.

Aventura e tij rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi bazuar në traktatin e detit, për shkak të tensioneve mes Ukrainës dhe Moskës lidhur me Krimenë, në këtë zonë nuk lejohet qarkullimi. Kështu i riu mbeti në det të hapur për tre ditë dhe tre natë, në temperatura përvëluese pa ushqim dhe pa ujë.

Gjithçka mori fund më 5 gusht në territorin detar të Krimesë, kur ai u gjet pranë plazhit të Karkinitsky, duke përfunduar në spitalin e Chernomorskoye në gjendje të rëndë për shkak të dehidratimit.

Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë tashmë autoritetet po merren me modalitetet e rikthimit të tij në Ukrainë.