Edhe ne FEMRAT mundemi…

Kryeministri dërgohet urgjentisht në spital
Aksident i rëndë trafiku në Shkup, 20 vjeçari po lufton për jetë
Shkarkohet Albert Bunjaki?
Ja sa administratorë të Marrëveshjes së Ohrit që marrin rroga në shpi (VIDEO)

xhejlaneShkruan: Xhejlane BEQIRI

To be or not to be, that’s the question. Po e citoj edhe në gjuhën shqipe: Të jesh apo të mos jesh, kjo është pyetja.

Po e filloj këtë shkrim me këtë frazë të të famshmit William Shakespeare dhe them se ky dyshim asnjëherë nuk duhet ta godullis shpirtin e një femre. Femra çdo herë duhet të jetë e mjaftueshme me të qenurit femër. E pse të mos jet kur Brishtësia e ka emrin grua, te femra çdo gjë është zemër bile edhe koka e saj. Po të mos ishte gruaja asnjëri nuk do ishte i mjerë, por nuk do ishte edhe asnjëri.

Askush si ne nuk i flet gjërat njëkohësisht të çiltëra dhe të thella.

Të gjitha këto që i permenda janë thënje të të mëdhenjve si: Hygo, Rihter, të Mojlerit, të Sami Frasherit të cilët janë meshkuj dhe që e pranojnë rëndësinë e femrës. Por jo të gjithë meshkujt e vlerësojnë femrën, a thua vallë ku e gjejnë guximin për ta keqtrajtuar një femër kur tek ajo mbizotron veq takti dhe urtësia. Unë mendoj se arsyeja është se shumica prej femrave frigohen të thuan atë çka duhet prandaj nuk fitojnë asgjë .

Si për kureshtje zhvillova edhe një anketë me bashkëmoshatarët e mi meshkuj se çka mendojnë për femrën dhe ja disa prej përgjigjeve të tyre: Femra për mua është qenie shumë delikate dhe e veçant. Fuqizimi i femrave është një nga gjërat më të drejta që duhet bërë për arsyen morale sepse gjysma e botës përballet me diskriminimin në bazë të gjinis së tyre.

Femra është shtyllë e shoqërisë, simbol i butësis dhe dashuris. Duke marrë parasysh faktin se jam i ritur dhe i edukuar nga një femër, ajo është fatktor pa të cilin bota nuk do të ndjente aspak lumturi. Femra është gjithëçka, burimi i vetëdijsimit të popullit, zemra e shpërndarjes së sjelleve shembullore, një ndër dhuratat më të medha nga Zoti. Femra është “Njeri”, ehh mirë që së paku na konsiderojnë njeri  sepse në të kaluarën kur femra nuk ka pasur të drejt vote, popullata në botë është ndarë në njerëz dhe femra.

Meshkuj, faleminderit për këto mendime të mira që i keni për ne, por prap po them se ashkush nuk ka nevoj të na e dëshmoj vlerën tonë sepse ne jemi vet vlera. Po e them këtë ngase sigurt keni ndëgjuar për “Zonjën e Hekurt”, Margharet Tacher, e cila për shkak të politikbërjes së saj la gjurmë në Mbretërinë e bashkuar, po e citoj edhe një thënje të saj: “Nëse dëshiron të thuash diçka pyet një mashkull , nëse dëshiron të bësh diçka pyet një femër”. Kancelarja Gjermane Angela Merkel luan rol të rëndësishëm në politikën Europiane edhe kjo poashtu ishte femër. Hillary Clinton si femra me rol të rëndësishëm në politikën e ShBA-së dhe mbështetja më e fort e një burri të suksesshëm si Bill Clinton, ish kryetari i  SHBA-së. Nuk thonë kot se Pas burrit të suksesshëm, qëndron grua e suksesshme.

Nëse analizojmë se çfarë është raporti i gruas me burrin, kemi tre lloje të grave:

  • Gra të cilat u’a nxijnë jetën burrave dhe asapk nuk janë të matura në sjelljet e tyre
  • Gra të cilat mund t’i kontrollojnë sjelljet e tyre deri diku(janë ato që në mëngjes e përcjellin me buzëqeshje burrin e tyre, kurse në mbrëmje e presin me papuçe në dorë)
  • Gra të cilat në çdo moment janë të kujdeshme në sjelljet e tyre, janë ato të cilat në çdo moment jo vetëm që e mbështesin burrin e tyre në punë bamirësie, por edhe e motivojnë që të vazhdojnë asaj rruge. Shembull konkret e kemi çiftin Obama ose garnitura aktuale politike e turqisë, që mund të them lirisht se është një shembull jo vetëm per ne, por për gjithë botën. Këta gra që përkrah burrave të tyre  kujdesen  për çeshtjet publike Janë gra që i drejtohen burrave të tyre. Mua nuk do të më zë gjumi  përderisa të largohet shqetësimi nga ti!

Me shumë krenari dhe bindje them se gjurmë në historin e njerëzimit lanë edhe femrat shqiptare si “Nusja e Maleve ” ose e skalitur në faqet e historis si Shote Galica e cila përpos që nuk ju nda burit të vet as edhe një ditë të vetme në vijën e frontit nga ana tjetër ajo luftoi dhe për zakonet prapanike të cilat kishin robëruar dyfysh femrën shqiptare. Kemi edhe mbretëreshën Teuta e cila u zgjedh në krye të Shtetit Ilir dhe Ushtrisë  duke rivalizuar dhe mposhtur perandor e perandori të mëdhenj Romak. A thua vallë pse t’i përmendi emrat dominant të këtyre femrava për të treguar se çka mund të bëjmë ne kur fuqia jonë shijohet edhe në vetfamiljet dhe shtëpitë tona. Luftën për Mbijetes, pastrim, ushqim, edukim e mban mbi supe çdo ditë çdo grua në të gjithë botën. Ata njëkohësisht janë edhe nëna edhe motra edhe edukatore edhe gjelltore edhe pastruese, vetëm e vetëm që të krijojnë breza të fuqishëm në të ardhmen.

Pikërisht në kohën tonë kur stereotipet mbisundojnë në femrat nuk duhet të dorëzohemi nga qëllimi ynë, sepse nëse unë dorëzohem nga qëllimi im Asnjë nuk do të thotë se ajo nuk e kishte aftësin për të fituar por do të thonë se femrat nuk e kanë aftësinë për t’ia dalë deri në fund.

Ndoshta do të thoni ju meshkujt se pse un si femër fola kaq shumë për femrat, por vet ju jeni ata që thoni se ne femrat flasim shumë, dhe këtë e bëjmë ngase juve meshkujve gjithçka duhet t’ua shpejgojmë nga dy herë.

Ne do të vazhdojmë të luftojm për qëllimet tona çdo herë duke u mbështetur në brishtësinë, thjeshtësinë dhe mosdorëzimin drejt qëllimeve tona sepse ne femrat jemi si gjeneralet, nuk na intereson ç’humbje na ka kushtuar një fitore, jemi të vetmet që mund t’i luajmë dy role në jetë, njekohesisht mund të jemi edhe burnesha por edhe femra, prandaj nuk është pyetja se kush do më lejojë por a ka kush që më ndalon!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO