Eh more Blerim Latifi, mos u merr me shqiptarët e Maqedonisë dhe me Komandant Hoxhën…

Eh more Blerim Latifi, mos u merr me shqiptarët e Maqedonisë dhe me Komandant Hoxhën…

Lëkundje tërmeti, por pritet një tërmet i fuqishëm. Ja ku
Rezultatet preliminari të KQZ-së, nga 71 për qind e vendvotimeve (Foto)
Paraqitet Gëzim Kelmendi, ja fjalët e tij
Pas pak shorti, ja 5 rivalët e Shkëndijës për PLAY OFF

Eh more Blerim Latifi, mos u merr me shqiptarët e Maqedonisë dhe me Komandant Hoxhën, por trego sa mijëra euro i keqpërdore nga buxheti i Kosovës ?
Ti para se me fol për ata burra të mëdhenj ( shqiptarët e Maqedonisë) dhe Komadant Hoxhën të cilët luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe të cilët hapën dyert për popullin e Kosovës gjatë luftës 1999, ti ma mirë e ke me na tregu se sa mijëra euro i ke keqpërdorur nga buxheti i Kosovës për udhëtimet e tua zyrtare, fillimisht si këshilltar i Kryeministrit, dhe së fundi si këshilltar i Kryeparlamentarit.
Ti je shembulli klasik se si vjedhen paratë e qytetarëve të Kosovës.
Qëndrimet e tua për Islamin dhe muslimanët nuk janë të panjohura.


Ti publikisht ke fyer KUR’ANIN dhe ke vjellur vnerrë kundër besimtarëve dhe besimtareve muslimanë.
Ti je shembulli më i keq se si njerëzit e politikës kosovare të pasluftës fyejnë dhe nënçmojnë besimin islam dhe besimtarët.
Ne nuk befasohemi me qëndrimet tua që janë vazhdimësi dhe trashëgim i regjimit Millosheviqian, por befasohemi se si institucionet e drejtësisë heshtin përballë keqpërdorimit të parasë dhe pozitës tënde zyrtare ( për të cilën çështje shumë media kanë raportuar).
Por mos harro, ato para që i ke shpenzuar, ke me i vjellur.
Po të tregoj pse, ngase ti nuk e kupton gjuhën e besimtarëve, ” ke me i vjellur ngase harrami ka me të mbetë në fyt “.

Gëzim Kelmendi

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.