Ekskluzive » Lëvizja BESA me Ismailin do të garon në Haraçinë

Ekskluzive » Lëvizja BESA me Ismailin do të garon në Haraçinë

Dramë e vërtetë në ‘Kisella Voda’ në Shkup, një person gjuan me armë
Izet Mexhiti ka disa fjalë për qeverinë e re
“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse”, rrëfehet babai që vrau fëmiun e tij 5 vjeç
Doda: Maqedonia prej sot s’ekziston më!

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se në zgjedhjet lokale të 15 tetorit Lëvizja BESA në Komunën e Haraçinës do të garon me Ali Ismailin.

Në mbledhjen e fundit të degës së Lëvizjes Besa në Haraçinë të mbajtur më datën 21 gusht, përkrahje unanime për kandidat për kryetar në këtë komunë ka marrë Ali Ismaili.

Siç mëson Zhurnal, Ali Ismaili kishte përkrahje maksimale nga anëtarët e degës së Haraçinës edhe përkundër propozimeve tjera për kandidat për kryetar në këtë komunë.

Propozimi i degës së Lëvizjes Besa në Haraçinë është dërguar edhe në kryesinë qëndrore të kësaj partie me çka do të miratohet kandidatura e Ali Ismailit.

Ndryshe, Ali Ismaili është inzhinier i informatikës, njëherit edhe drejtor i departamentit të informatikës pranë Lëvizjes Besa.
Ismaili më herët ka punuar edhe në një ndër bankat më prestigjioze në vend, Pro Credit Bank.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.