Elefanti dhe miza

Hapat tua vëzhgohen!
Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huligan – Blerton Arsllani
TREGIM | Sot më shumë se kurrë, i’a vlen të lexohet historia e nxënësit Tedi Stoddard!
Halepi, qyteti i udhëtarëve…

Një ditë, mësuesi dhe nxënësi i tij gjendeshin në pyll. Teksa bridhnin të mrekulluar nga bukuritë e pyllit, nxënësi ndjeu një shqetësim që i përsëritej shpesh dhe që kishte të bënte me faktin se mendja e tij ishte goxha e trazuar, plot zhurma e mendime kaotike.

Duke shfrytëzuar praninë vetëm me mësuesin e vet, nxënësi e pyeti:”Mjeshtër! Përse shumica e njerezve kanë mendje që u gumëzhijnë nga mendimet, të zhurmshme dhe që nuk u gjejnë prehje? Përse vetëm pak njerëz kanë mendje të qetë? Çfarë mund të bëjë dikush që ta qetësojë mendjen e tij?”

Mësuesi i hodhi një shikim nxënësit të tij të devotshëm, i buzëqeshi dhe i tha:”Do të tregoj një histori. Një elefant po qëndronte pranë një peme duke ngrënë nga gjethet e saj. Vjen një mizë dhe i afrohet tek veshi duke i zukatur papushim. Elefanti, me një përplasje veshësh e largoi, por miza iu qas sërish dhe përsëri elefanti e largoi me veshët e tij të mëdhenj.

Duke parë se miza nuk po i hiqej qafe dhe nuk po e linte rehat, elefanti ndërhyri dhe i tha:”Përse nuk rri rehat dhe je kaq e zhurmshme?”

Miza iu përgjigj menjëherë:”Më tërheq gjithçka që më shohin sytë, që më dëgjojnë veshët dhe që nuhat hunda. Pesë shqisat e mia dhe gjithçka që ndodh përreth më shtyjnë në të katër drejtimet dhe unë nuk u rezistoj dot. Cili është sekreti jot? Si mund të qëndrosh kaq i qetë dhe i paqtë?”

Elefanti i la gjethet e shijshme të pemës dhe i tha:”Dëgjo moj mizë! Nuk janë pesë shqisat e mia ato që e komandojnë vëmendjen time. Unë e kam në kontroll të plotë vëmendjen dhe e drejtoj andej na dua unë. Kjo më ndihmon që të të jem i përqendruar totalisht në atë që veproj dhe ta mbaj mendjen të fokusuar dhe të qetë. Tani që po ushqehem përshembull, jam totalisht i zhytur në këtë proces. Kështu, unë e shijoj në maksimum ushqimin dhe e bluaj atë më mirë. Unë e kontrolloj vëmendjen dhe jo e kundërta, gjë e cila më ndihmon të ruaj qetësinë dhe paqen me veten.”
Kur dëgjoi këto fjalë, nxënësi hapi sytë i mrekulluar nga ajo që iu tha dhe një buzëqeshje iu shfaq në fytyrë. Ai vështroi mësuesin në sy dhe i tha:”E kuptoj! Mendja ime nuk do të rreshtë dhe do të gumëzhijë nga zhurmat e zërat, nëse pesë shqisat e mia dhe gjithçka tjetër që ndodh në botën rreth meje vazhdojnë ta kontrollojnë atë (mendjen). Nga ana tjetër, nëse unë i marr nën kontroll të pesë shqisat, i aftë për të shpërfillur ngacmuesit e jashtëm, mendja ime do të jetë e qetë dhe në harmoni.”

“Po, e vërtetë” iu përgjigj aty për aty mësuesi “Mendja zhurmon dhe shoqëron vëmendjen kudo që shkon. Po të kontrollosh vëmendjen ke kontrolluar mendjen!”/E.F/Shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO