21 C
Skopje
August 14, 2018
BLUE

Eni Çobani ndryshon look në mënyrë drastike. Juristja ka një mesazh (FOTO LAJM)

Eni Çobani ndryshon look në mënyrë drastike. Juristja ka një mesazh (FOTO LAJM)

Juristja e njohur Eni Çobani ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një detaj nga jeta e saj private.

Ajo ka publikuar sëfundmi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet me një shall në kokë, i cili nuk është pa qëllim.

Sikurse ka shkruar në përshkrimin e kësaj fotoje, një ndër mikeshat e saj më të mira është duke luftuar me jetën dhe si pasojë e sëmundjes i është dashur që të presë flokët dhe Eni për t’u sensibilizuar me të ka lidhur një shall në kokë.

“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thash ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd.

Sot dua t’i lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij…”, shkruan Eni krahas fotos duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Shtuar më 10/08/2018,
ora 12:30



Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Zaimina i heq të gjitha në pishinën e vilës luksoze (FOTO LAJM)

shprehja

Kjo është gjyshja më seksi që keni parë (FOTO LAJM)

shprehja

Krejtësisht e zhveshur në plazh, Bleona skandalizon mediat e huaja (FOTO LAJM)

shprehja