Facebook bën ndryshimin drastik, kjo do të jetë tashmë kryefaqja juaj

Facebook bën ndryshimin drastik, kjo do të jetë tashmë kryefaqja juaj

Harroni iPhone 8! Ky iPhone 7 Plus Retro Edition është telefoni i momentit, mësoni çmimin marramendës
E mbani mend Nokia 3310? Rikthehet në versionin modern
Google bëhet brendi më i vlefshëm në botë
Biznesi i shekullit: Peugeot dhe Citroen blenë Opel’in për 2.2 miliardë euro

Facebook po bën ndryshime të mëdha në Feedin e Lajmeve në mënyrë që përdoruesit të shohin më shumë përmbajtje nga miqtë dhe familjarët në krahasim me mediat dhe bizneset.

Themeluesi Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet në një postim të gjerë në Facebook të enjten, duke thënë se kjo ishte e para në një seri ndryshimesh në rrjetin më të madh social në botë, përcjell albeu.com

Facebook tashmë ka filluar të ndryshojë mënyrën se si filtron postimet dhe videot në artikullin kryesor të tij të News Feed për të dhënë përparësi përmbajtjes nga miqtë dhe familja e përdoruesit.

Për shembull, një videoklip i familjes i postuar nga një bashkëshort do të konsiderohet më i denjë për vëmendje sesa një foto nga një i famshëm ose restorant i preferuar.

“do të shihni më pak përmbajtje publike, siç janë postimet nga bizneset, markat dhe mediat,”tha Zuckerberg në një postim në faqen e tij në Facebook.

John Hegeman, një zëvendëspresident i Facebook, tha se reklamat në rrjetin social nuk do të ndikoheshin nga ndryshimet./tesheshi.com/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.