Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli rrugës drejtë BDI !?

Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli rrugës drejtë BDI !?

Dënohet me burg një ish kryetar i komune shqiptare (Foto)
Spiuni serb i përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit në Parlament
Nga VMRO-ja përgjigjen: Muhamedin e kemi?!
Amerikanët solidarizohen me migrantët: “Të gjithë jemi muslimanë”

Zhvillimet e fundit që dolën në shesh ditën e djeshme në Lëvizjen Besa, duket se po marin një kahje krejtësisht tjetër dhe e gjithë kjo për shkak të përplasjeve brenda partiake. Fillimisht ishte dorëheqja e nënkryetarit dhe ish deputetit Zeqirjah Ibrahimi i cili u tërhoq nga gjitha funksionet e tij partiake që më pas të mblidhet këshilli partiak për të shkarkuar kryetarin e deritanishëm Bilall Kasami me arsyetim të pakënaqësive të brendëshme.

Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim më adekuat lidhur me këto shkarkime dhe emërime të përkohëshme brenda partisë, përplasje duket se ka edhe në grupin parlamentar që përbëhet prej 5 deputetëve e që flitet se tashmë ky numër do të përgjysmohet ndonëse ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare se kush ku do të shkojë apo si do të qëndrojë brenda parlamentit.

Ishte dorëheqja e kryetarit aktual Bilall Kasami nga posti i deputetit ku më pas atë e zëvendësoi deputeti aktual Nexhbedin Kahremani dhe dorëheqja e Zeqirjah Ibrahimit që pasoi me zëvendësimin e tij nga deputeti aktual Rexhep Memedi.

Po si do të vazhdojë të funksionojë grupi parlamentar i Lëvizjes Besa në parlamentin republikan!?

Sipas informacioneve jozyrtare që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, dy deputetët aktual të Lëvizjes Besa që fituan nga ndarja e RDK-së në dy pjesë e që ishin pjesë e listave të Lëvizjes Besa në koalicion me një pjesë të RDK-së përkatësisht Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli pritet që të largohen nga Lëvizja Besa.

Për deputetin Zendeli rrjedhin fjalë se ka shumë gjasa t’i bashkangjitet grupit parlamentar të partisë më të madhe shqiptare në pushtet BDI-së dhe të bëhet pjesë e tyre, edhe pse nuk ka ndonjë gjë zyrtare e që pritet të dihet në ditët në vazhdim, megjithatë Fadil Zendeli gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me një funksionarë të lartë të BDI-së, ndërkohë që Agjencioni i lajmeve Zhurnal mëson nga burime jozyrtare se pikërisht ditën e premte (5 janar 2018) Zendeli është parë në takim me funksionarin e lartë të BDI-së e që nuk dihet nëse është diskutuar për ndonjë lëvizje të mundëshme të tij drejt BDI-së.

Në anën tjetër, një rrugë të njejtë ndoshta do e ndjek edhe deputetja aktuale Teuta Bilalli e cila edhe përkundër insistimit që të mbetet pjesë e grupit të Lëvizjes Besa, thuhet se afërsia e bashkëshortit të saj me funksionarë të lartë të BDI-së mund të ndikojë që edhe ajo të bëhet pjesë e grupit parlamentar të partisë më të madhe shqiptare në vend, por që një vendim të tillë pritet të meret nga vet deputetja në periudhën në vazhdim pavarësisht rrjedhës që do ndodh në skenën politike e më saktë tek Lëvizja Besa.

Ndërsa tre deputetët tjerë aktual që janë pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, Rexhep Memedi dhe Nexhbedin Kahremani thuhet se i janë ende besnik krahut të Lëvizjes Besa të drejtuar nga dega e Shkupit. Pikërisht ky krah, dje ka mbajtur mbledhje dhe ka shkarkuar nga funksioni i kryetarit Bilall Kasamin dhe ka emëruar pikërisht udhëheqës detyre kryetar deputetin aktual Nexhbedin Kahremani.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.