Familja nga Maqedonia mbetet rrugëve të Francës, i strehon humanistja shqiptare

Familja nga Maqedonia mbetet rrugëve të Francës, i strehon humanistja shqiptare

Tragjedi, gjendet i varur një person në Shkup
Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe më pas veten
VMRO-DPMNE e la jashtë Muhamedin
Zgjedhjet në Kosovë, flet Albin Kurti

Të ardhur nga Maqedonia në Bordeaux të Francës, një familje shqiptare ka mbetur rrugëve të Francës për disa ditë të tëra. Ajo ka qenë në pritje të reagimit të autoriteteve komunale franceze.

Gazetarët e „Sud Ouest“ e kanë takuar familjen të mërkurën e kaluar, në stacionin e tramvajit „Stalingrad“, në anën e djathtë. Një kohë e ftohtë me shi, që në fytart e tyre ka shkaktuar ngrica të akullta. Një kohë e egër, që e kërkon vetëm qëndrimin në shtëpi. Për fatë të keq, në Bordeaux ka shumë persona që nuk kanë strehë të veten dhe janë të detyruar dimrin ta kalojnë jashtë shtëpisë.

Isamedini, Makfirja dhe tre fëmijët e tyre kanë ardhur nga Maqedonia me autobus para disa ditësh. Të mbështeur nga shoqata franceze JEFS (Drejtësi, barazi, vëllazërim dhe solidaritet – Justice égalité fraternité solidaires), ata mbetën rugëve të Francës.

Por, duke i falënderuar aktivistes humanitare shqiptare Drita, e cila ka themeluar dhe menaxhon shoqatën e saj personale humanitare „Aide aux personne à la rue Bordeaux“, familja nga Maqedonia është strehuar në vendin e duhur e të ngrohtë. „Deri në muajin qershor, ne na kanë kontaktuar 360 familje“, pohon Drita për mediat franceze.

Mbi të gjitha, prindërit nga Maqedonia janë brengosur për fëmijët e tyre: „Për ne nuk ka rëndësi, por fëmijët nuk mund ta përballojnë këtë siituatë“, ka spjeguar Isamedini.
Shoqata e aktivistes shqiptare është vërshuar nga gatishmëria e qytetarëve francezë të cilët dëshirojnë tu vijnë në ndihmë të pastrehëve. „Ekziston një solidarizim i madh në Qytetin Bordeaux. Të gjithë duan të ndihmojnë me të holla dhe rrobe. Deri më tani kemi ndihmuar 600 familje shqiptare“, përfundon humansitja shqiptare.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.