Familjarët e tre foshnjeve të vdekur demantojnë ministrin Taravari

Familjarët e tre foshnjeve të vdekur demantojnë ministrin Taravari

I riu nga Shqipëria humb jetën në Tetovë
Ali Ahmeti: Ka ardhur koha që drejtësia të thotë fjalën e saj
Turqia në ‘luftë’ me Gjermaninë
Po kalonte doganën greke, shqiptari habit kontrollin me atë që i gjejnë në makinë

Familjarët e tre foshnjeve të vdekura dje në klinikën e Shkupit demantojnë ministrin e shëndetësisë Arben Taravarin, sot nga kjo ministri dolën me deklaratë se kinse mediat kan shpekuluar për mungesën e paisjeve në klinikën e Shkupit.

Familjarët pyesin ministrin se a është në dijeni se sa lindje ka pasur dje në klinikën e Shkupit.

Në bazë të informacioneve në spital gjatë ditës kur ndodhi rasti ka pasur 55 lindje kurse spitali ka gjithsej 18 inkubator.

Nga ministria u tha se klinika e Shkupit i ka kontaktuar prindërit dhe është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë.

Edhe kjo nuk është aspak e vërtetë sipas familjarëve njëra nga foshnjet ka vdekur rreth orës 12 në mesditë, foshnja e dytë rreth orës 19, kurse foshnja e tretë rreth orës 22 në mbrëmje kurse prindi është kontaktuar rreth orës 23 dhe i kanë thënë sonte pusho se je i lodhur dhe eja nesër në spital të ju tregojmë për gjendjen e fëmijëve, babai i foshnjeve nuk ka qenë në dijeni se foshnjet kanë vdekur një natë më parë./ Tv Koha

Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura, as edhe ky shkrim nuk është i vërtetë, sot as që janë kontaktuar prindërit ose familjarët e foshnjeve të vdekur nga minisri Taravari apo dikush tjetër dhe as që kanë lënë takim për ta sqaruar situatën tragjike që i ndodhi familjes Iseni nga fshati Dobrosht i Tetovës.

z.Taravari nuk është koha për aktrim, por formo një ekip i cili do ta hulumtojë rastin deri në fund që të zbardhet e vërteta dhe fajtorët të dalin para ligjit./Tv Koha

R

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.