Portali Shprehja http://shprehja.com Aty ku mund të shprehesh edhe ti! Thu, 16 Nov 2017 19:11:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=4.8.3 Promovimi i shtatë librave nga Shtëpia Botuese “Shkupi” http://shprehja.com/promovimi-i-shtate-librave-nga-shtepia-botuese-shkupi/ http://shprehja.com/promovimi-i-shtate-librave-nga-shtepia-botuese-shkupi/#respond Thu, 16 Nov 2017 19:11:13 +0000 http://shprehja.com/?p=89625 Shtëpia Botuese “Shkupi” në frymën e festave të nëntorit, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që është më 22 nëntor dhe dita e flamurit më 28 nëntor, më 17 nëntor 2017, e premte, do të bëjë promovimin e shtatë librave nga letërsia shqiptare.
Promovimi do të mbahet gjatë periudhës kohore 13:00-14:00 në Sallën e Kuqe të Komunës së Çairit në Shkup, të botuara nga Shtëpia Boturese “Shkupi” gjatë dy vjetëve të fundit.
Do të promovohen librat (titull/autor):
1. “Kronisti i fundit në qytetin e konzujve”, autor Qenan Hasani
Për librin do të flasë: Daut Dauti
2. “Pallë kritike mbi qepallën agonike”, autor Fadil Curri
Për librin do të flasë: Rexhep Bajrami
3. “Letër bijave të mia”, autor Zekerija Idrizi
4. “Letra shpirti”, autor Zekerija Idrizi
Për librin do të flasë: Fadil Curri
5. “Nga panairi në panair”, autor Rahim Dauti
6. “Tinguj vargjesh”, autor Semine Hasani
Për librin do të flasë: Rrahim Ganiu
7. “Syri i keq”, autor Daut Dauti
Për librin do të flasë: Halil Zendeli

Ky promovim mbahet në kuadër të aktivitetit kulturor “Vala e re kulturore” e cila financohet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në organizim të Shtëpisë Botuese “Shkupi”, transmeton shprehja.
Organizator: Shtëpia Botuese “Shkupi”
Ngjarja: Promovimi i shtatë librave nga letërsia shqiptare
Vendi: Salla e Kuqe e Komunës së Çairi
Koha: 13:00-14:00

]]>
http://shprehja.com/promovimi-i-shtate-librave-nga-shtepia-botuese-shkupi/feed/ 0
Jetojmë që gjurmët tona të flasin http://shprehja.com/jetojme-qe-gjurmet-tona-te-flasin/ http://shprehja.com/jetojme-qe-gjurmet-tona-te-flasin/#respond Sun, 05 Nov 2017 23:29:14 +0000 http://shprehja.com/?p=89621 Shkruan: Rabije Dardhishta

Kemi lindur në këtë botë që të punojmë dhe të jetojmë, dhe të lëmë “gjurmë” që të përmendet emri jonë në këtë botë. Sepse me lindjen tone në këtë botë, kemi ardhur për ti shërbyer të mirës së njërezimit. Edhe pse egoja njerëzore, kërkon që në rradhë të parë të arrijë të mirat individuale e pastaj ato shoqërore. Por edhe këtë gjë duhet parë nga një këndveshtrim më të gjërë, dhe më të fokusuar, sepse e gjithë përpjekja dhe e gjithë vullnet, sakrifica, e forca e vendosur e ofruar në shoqëri, ka një rol shumë të rëndësishëm, atë të çuarjes së shoqërisë drejt principeve më të larta të jetesës.

Por jo çdoherë ndothë ajo që planifikonë në jetë, sepse jeta ka ngritje dhe rrënje. Andaj më lejoni të ju tregoj diçka sepse jeta jo çdo herë të qonë në rrugë të shtruar me lule, por ndonjëherë të qon edhe në vende të cilat aspak nuk i ke planifikuar por jetës kjo aspak nuk i interson dhe nuk të pyet se a je i gatshëm apo se sa i/e fortë je, sepse ajo vjenë në një moment papritmas dhe të godetë e të përplasë përtokë por e gjithë kjo mvaret prej teje se a do të rrishë i shtrirë apo do të ngritesh sepse e gjthë kjo mvaret vetëm prej teje. Në këtë jetë gjithëçka mvaret prej teje se a do të triumfojshë apo do të lejojsh të dështojshë sepse ti në dorë e ke timoni e jetës dhe suksesit tënd. Por në jetë nëse ti ke një ëndër duhet ta mbrosh. Sepse shuimca e njerëzve duan të ta mbushin mendjen që ti nuk mund t’ia arrish qëllimit sepse ti je dështak.

Por gjithçka mvaret prej teje se a dëshiron ti që tia arishë qëllimit. Nëse të dëshiron mer arit qëllimit nëse dëshiron atëherë vrapo pas saj. Por nuk duhet pasur frikë nga dështimet? “Më lejoni që tua tregoj një tregim ndoshta gjinia femërore do ta gjeje veten këtu po edhe gjinia mashkullore ndoshta fëmjëria ju kujtohet po edhe koha kur të gjithë ne kemi luajtur me lojëra e jemi munduar që të ndërtojmë një shtëpi me lojërat që i kemi pasur, apo ta zbukurojmi një kukëll me veshje të ndryshme dhe mbas shumë dështimeve nga ndërtimi dhe veshja e kukllës ne ia kemi aritë të ndërtojmi një shtëpi dhe të korim sukses”.

Unë dhe ju asnëherë nuk duhet të kemi frikë që të marim vendime edhe pse ato mund ndonjëherë që të mos na udhëheqin gjithmonë në fitore. Por mos të harojmë se ai që thotë se mundet po dhe ai që thotë se nuk mundet, në këtë rastë të dy kanë të drejtë.

Në jetë të gjithë ne themi se e dëshirojmë suksesin me shpirtë apo thjeshtë e kemi qejf. Por ndonjëherë ndoshta ndodhë edhe e kudnërta e gjithë kësaj. Sepse disa nga ne dhe ju dëshirojmi më shumë të dukemi të paparë. Sepse shumica prej nesh dhe jush nuk e dëshirojmi suksesin se sa e dëshirjomi gjumin. Sepse Frika jonë më e madhe nuk është pafatësia jonë por frika më e madhe është nga fuqia e tejskajshme që e zotërojmë. Sepse shumica nga ne në të vërtetë kemi frikë më shumë nga drita se sa nga erësira. Por vjen një kohë që dëshirojmi ta pyesim veten: Se Kush dëshirojmi që të jemi? Dhe pa pritur të vje një zë nga mbrenda si një mrekulli dhe të thotë: Se nga ti pritet që nëpërmjet inteligjencës dhe zgjuarsisë tënde,praktikës dhe veprave tuaja, ti duhesh të marësh guximin që të luftoshë për një jetë më të mirë.

Sepse unë dhe ju duhet të gjithë ne të punojmi dhe jetojmi që brezat tonë që do të vijnë pas neve që ata mund të shohin me nostalgji punën dhe veprat tona, që edhe ata të marin shembullin tonë në jetë dhe që të luftojnë edhe ata që jeta e pasqyruar në shpirtin e stërmunduar të një brezi të mëparshëm, të gjejë përkrahje, e mbështetje të tyre dhe të mos sugjestinohet nga frika e ekzistencës së një pesimizmi që kërkon të shuajë një planet të tërë.

]]>
http://shprehja.com/jetojme-qe-gjurmet-tona-te-flasin/feed/ 0
Digjet flamuri sllavomaqedon në Pejë për Rastin Kumanova (FOTO) http://shprehja.com/digjet-flamuri-sllavomaqedon-ne-peje-per-rastin-kumanova-foto/ http://shprehja.com/digjet-flamuri-sllavomaqedon-ne-peje-per-rastin-kumanova-foto/#respond Thu, 02 Nov 2017 22:17:28 +0000 http://shprehja.com/?p=89616 Për shkak të leximit të vendimit të gjyqësorit në Shkup për dënimin me burg të përjetshëm për disa ish-luftëtar të UÇK-së, disa qytetarë të Pejës sonte e djegën flamurin e Republikës së Maqedonisë, njofton shprehja.

Dhjetëra të dënuar në këtë rast janë nga Kosova, disa prej të cilëve nga Rrafshi i Dukagjinit. Një nga të dënuarit me burg të përjetshëm është Valdet Zekaj, që vjen nga Peja./shprehja.com

 

]]>
http://shprehja.com/digjet-flamuri-sllavomaqedon-ne-peje-per-rastin-kumanova-foto/feed/ 0
Studenti shqipëtar që studijon në Turqi mesazh prekës për Fyerjet dhe Urrejtjet! http://shprehja.com/studenti-shqipetar-qe-studijon-ne-turqi-mesazh-prekes-per-fyerjet-dhe-urrejtjet/ http://shprehja.com/studenti-shqipetar-qe-studijon-ne-turqi-mesazh-prekes-per-fyerjet-dhe-urrejtjet/#respond Wed, 01 Nov 2017 10:05:32 +0000 http://shprehja.com/?p=89612 Viti 2017 në Mars thonë se u gjend ujë kurse në Tokë ende kërkohet Njerzillëk.!!E pyetën Sadi Shirazin se çfarë është njeriu? Ndërsa ai u përgjigj:
Një pikë gjak dhe 1001(njëmijë e një) brenga…

…Ndoshta duhet të hesht, dhe të gjitha fjalët dhe fjalitë ti varros. As nuk jam pronar në këtë vend e as qiraxhi. Jam vetëm një misafir i kësaj jete të shkurtër. Shpirti ynë qoft amanet per Atë që na e di kimetin(vleren)…..
7
O Allah! Mos na bëj nga ata që duken sikur e fituan dynjanë por e humbën ahiretin… Urdherin “Lexo” po e kuptojme ndryshe “Mer diplome” dhe kjo eshte duke na kushtuar shume shtrejte.. Nëse librat që lexon nuk të shtojnë diturinë, por mendjemadhësinë ateher lëre dhe mos lexo!
Sepse në xhennet i paditur mund të hyshë por me mendjemadhesi assesi … Dhe Jam i gatshëm te bëhem urë per bashkkomunaset e mi mjafton që sipër meje të kalojnë këmbë që bartin zemra të pastërta…nuk kisha ndermend te paraqitem ne kete formë ngase kisha bindjen se puna e hoxhallareve shumë vjeçare nuk mund të bien pre e fitneve kaq te ulëta,ky fakt me obligon që edhe publikisht të them,Ne Ballkan ne kohen e konunizmit po ashtu edhe ne Turqi ATA Turqit të njejtat metoda i përdorën ashtu si e ka shpreh urrejtjen X personi se hoxha është vetëm per ne xhami,por mos haro se po ashtu i thanë kryetarit te shtetit te Turqis kur dolë kandidate per krytare komune, ty sen bëhesh as krye plake e jo kryetare, Ai (Zoti) është që ju jep ngjyrë gurëzive, edhe ty të jep ngjyrë në jetën tënde. Mjafton të jesh i durueshëm…..Akush nuk mund te kaloj sproven duke i ikur asaj, Te kerkosh falje nuk do te thote qe je fajtore,por qe personi qe i kerkon falje eshte me i vlefshem se sa ego-ja jote..
Tragjedia me e madhe ne kete bote eshte se shume shpejt plakemi ndersa shume vone mbushemi me mend… Gjuha nuk ka eshtra (koc)por kur flet then eshtra KUJDES.
Desha ta perfundoj me nje ajet kuranor ku thote; punoni se Allahu do ta shoh punen tuaj.por edhe Pejgamberi i tij edhe besimtarët.dhe ju do te ktheheni,tek ai i cili e di te padukshmën dhe te dukshmën prandaj do tju informoj se çfar keni punuar.. Sme ngeli më shum perveq se të them urime Haxhi Azem Sadiku.

Urime fitoren Shkrujajti nje student Shqipetar qe studion ne Turqi.

]]>
http://shprehja.com/studenti-shqipetar-qe-studijon-ne-turqi-mesazh-prekes-per-fyerjet-dhe-urrejtjet/feed/ 0
Zhvillimi i Rrinisë http://shprehja.com/zhvillimi-i-rrinise/ http://shprehja.com/zhvillimi-i-rrinise/#respond Tue, 31 Oct 2017 18:41:20 +0000 http://shprehja.com/?p=89609 Shkruan: Rabije Dardhishta

Zhvillimi shpirtëror dhe psikik i të rinjve nuk varet vetëm prej faktorëve biologjikë, por edhe prej ambientit dhe prej kontekstit shoqëror ku jetojnë. Kështu që disa prej sjelljeve, tipareve shpirtërore, dezorientimit dhe mosangazhimit konkret, mund të kuptohen si reagime ndaj botës ku jetojnë. Shoqëria, me pritjet e saja, ndikon në zhvillimin dhe personalitetin e të rinjve, si dhe cakton rolin dhe planet e tyre për të ardhmen. Strukturat shoqërore mund ta lehtësojnë procesin e pjekurisë, porse njëkohësisht ato mund të shndërrohen në burim problemi dhe vështirësie. Në vazhdim, do të përpiqem të pasqyrojë në pika të përgjithshme ata faktorë shoqërorë që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e të rinjve.

Të rinjtë e sotëm, jetojnë në një botë që karakterizohet me ndryshime të shpejta e të mëdha. Ndoshta, asnjë gjeneratë e mëparshme, s’ka përjetuar një revolucion të këtillë teknologjik sa ky i tashmi. Progresin shkencor e kemi pranuar si vlerë absolute: gjithçka i është nënshtruar progresit. Pasojat nuk kanë munguar. Mjafton të kujtojmë televizionin, centralet atomike, raketat në gjithësi, kompjuterin – gjitha këto janë shpikje të disa dhjetëvjetëshave të fundit.

Këto zbulime ndoshta nuk janë aq interesante si të tilla, sa janë interesante për shkak se kanë shkaktuar ndryshime të mëdha shoqërore.

]]>
http://shprehja.com/zhvillimi-i-rrinise/feed/ 0
KSHZ-ja nuk e di kush ka fituar në Shuto Orizare (VIDEO) http://shprehja.com/kshz-ja-nuk-e-di-kush-ka-fituar-ne-shuto-orizare-video-2/ http://shprehja.com/kshz-ja-nuk-e-di-kush-ka-fituar-ne-shuto-orizare-video-2/#respond Sun, 29 Oct 2017 22:47:01 +0000 http://shprehja.com/?p=89607 Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka një problem rreth kandidatit që ka fituar në Komunën e Shuto Orizares.

Në edicionin shqip të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, fitues është Muhamed Curi kurse në edicionin në edicionin në Maqedonisht është fitues Kurto Dudush, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që KSHZ të tregojë fituesin real të zgjedhjeve.

]]>
http://shprehja.com/kshz-ja-nuk-e-di-kush-ka-fituar-ne-shuto-orizare-video-2/feed/ 0
BDI 10 komuna, ASH 3, BESA 1 dhe PDSH 1 http://shprehja.com/bdii-10-komuna-ash-3-besa-1-dhe-pdsh-1/ http://shprehja.com/bdii-10-komuna-ash-3-besa-1-dhe-pdsh-1/#respond Sun, 29 Oct 2017 22:24:39 +0000 http://shprehja.com/?p=89594 Bashkimi Demokratik për Integrim arriti të rikthejë Komunën e Strugës, ndërsa fitore ka shënuar edhe Tetovë, Çair, Dibër, Dollnen, Tearcë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Vet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka informuar për fitoren e Ramiz Merkos në Strugë, të Teuta Arifit në Tetovë, Visar Ganiut në Çair, të Ruzhdi Latës, të Erkan Arifit në Likovë, ndërsa ka falënderuar të gjithë votuesit që kanë mbështetur kandidatët e BDI-së.

Me Kërçovën, që BDI e fitoi në raundin e parë, tashmë në katër vitet e ardhshme do të drejtojë 10 komuna. “Sigurisht se gjatë një fitore të këtillë të madhe ka beteja të caktuara të humbura, por nuk do të thotë se është humbur e tërë lufta, siç është rasti me Gostivarin, ku në epërsi është kandidati tjetër, por edhe prej ku ende po priten rezultatet e fundit që të konfirmohet saktë cili është fituesi”, tha Ahmeti nga selia e partisë në Reçicë të Vogël.

Në ndërkohë, kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi iu falënderua BDI-së për mbështetjen për edhe një mandat katërvjeçar për këtë funksion. “Dua t’u falënderohen aktivistëve tanë, por edhe qytetarëve të cilët në këto zgjedhje e vlerësuan punën tonë të përfunduar dhe projektet e përfunduara dhe premtoj se edhe në mandatin e ardhshëm do të punoj për të gjithë qytetarët

]]>
http://shprehja.com/bdii-10-komuna-ash-3-besa-1-dhe-pdsh-1/feed/ 0
Bejta pranon humbjen dhe i uron fitoren Arben Taravarit http://shprehja.com/bejta-pranon-humbjen-dhe-i-uron-fitoren-arben-taravarit/ http://shprehja.com/bejta-pranon-humbjen-dhe-i-uron-fitoren-arben-taravarit/#respond Sun, 29 Oct 2017 21:11:43 +0000 http://shprehja.com/?p=89591 Pas shpalljes së rezultateve në komunën e Gostivarit kandidati për kryetar nga rradhët e BDI, Nevzat Bejta në një fjalim për simpatizantët e BDI i ka uruar fitoren kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Gostivarit Arben Taravarit, shkruan InfoShqip.com

Në fjalimin e tij ndër tjerash Bejta ka thënë: “Demokracia është gjëja më e mirë, nuk arritem te korim fitore.

Ne i urojmë kundërkandidatit nga partia tjetër për fitoren, është pjesë e demokracisë, do të vazhdojmë me aktivitetet tona politike, kemi bërë shumë punë në të mirën e qytetit të Gostivarit dhe do ngelin si vepra dhe në kujtesë të qytetareve të Gostivarit” përfundon Bejta. /InfoShqip.com

]]>
http://shprehja.com/bejta-pranon-humbjen-dhe-i-uron-fitoren-arben-taravarit/feed/ 0
Sela nuk i pranon rezultatet zgjedhore, ka pasur ryshfet dhe shantazhe të votuesve http://shprehja.com/sela-nuk-i-pranon-rezultatet-zgjedhore-ka-pasur-ryshfet-dhe-shantazhe-te-votuesve/ http://shprehja.com/sela-nuk-i-pranon-rezultatet-zgjedhore-ka-pasur-ryshfet-dhe-shantazhe-te-votuesve/#respond Sun, 29 Oct 2017 21:07:43 +0000 http://shprehja.com/?p=89589 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela nuk i pranon rezultatet ne votimi i sotëm për zgjedhjet lokale ku, siç deklaroi sonte, ka pasur ryshfet dhe shantazhe të votuesve të kryera nga aktivistë partiakë së bashku me policinë e “shtetit juridik”.

“Nuk e pranojmë këtë rezultat”, tha Sela dhe paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesa deri te komisioni komunal zgjedhor dhe deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

E porositi liderin e BDI-së Ali Ahmetin se e pret në zgjedhjet parlamentare dhe vlerësoi se lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev edhe pse deklarativisht është angazhuar për jetë, barazi dhe bashkëjetesë, ka arritur, siç tha, edhe më shumë ta thellojë ndarjen mes bashkësive etnike në Strugë.

“Duke pasur parasysh se demokracia është vullneti i shumicës, ndërsa shumica në Strugë është e popullatës shqiptare, në të gjitha fshatrat shqiptare 100 për qind edhe te trupi votues shqiptar e kemi fituar BDI-në edhe atë me rezultat të thellë nga dy kundrejt një. Përkundrazi, nëse dikush ka dashur të godasë mbi legjitimitetin tim si kryetar i Aleancës për Shqiptarët më kanë bërë edhe më të fuqishëm. Ali Ahmet të pres në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Sela,

]]>
http://shprehja.com/sela-nuk-i-pranon-rezultatet-zgjedhore-ka-pasur-ryshfet-dhe-shantazhe-te-votuesve/feed/ 0
Koalicioni Aleanca me Besë fitore në 4 komuna Gostivar, Vrapçishtë, Bogovinë dhe Zhelinë http://shprehja.com/koalicioni-aleanca-me-bese-fitore-ne-4-komuna-gostivar-vrapcishte-bogovine-dhe-zheline/ http://shprehja.com/koalicioni-aleanca-me-bese-fitore-ne-4-komuna-gostivar-vrapcishte-bogovine-dhe-zheline/#respond Sun, 29 Oct 2017 20:25:43 +0000 http://shprehja.com/?p=89586 Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka theksuar se sot ishte një ditë e një gare të pabarabartë në këto zgjedhje.

“Ne si Aleancë me BESË jemi shumë të gëzuar që ta informojmë opinionin se jo vetëm që kemi fituar tek shqiptarët dhe kjo është fitorja më e pastër në historinë pluraliste në Maqedoni.

Ashtu siç paralajmëruan në Gostivar fitoi kandidati ynë Arben Taravari, që do të jetë kryetar i komunës së Gostivarit.”, theksoi Aziri.

Ai tha se fitore është shënuar edhe në Vrapçishtë ku Isen Shabani  ka fituar si  kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Më pas, Albon Xhemaili kryetar i komunës së Bogovinës dhe Blerim Sejdiu kryetar i Zhelinës nga po ky koalicion Aleanca me Besë.

“Në të gjitha komunat ku koalicioni ku ka pësuar humbje, ka një diferencë të vogël dhe kjo është një sinjal i fuqishëm për rizgjimin e vetëdijes së shqiptarëve. “, theksoi Aziri.

Fitoren e BDI-së në komunat e banuara me shumicë shqiptare ka fituar pakica, pasi që votat e tyre i kanë sjellë fitoren, në një betejë siç tha të pabarabartë.

/ina-online.net

]]>
http://shprehja.com/koalicioni-aleanca-me-bese-fitore-ne-4-komuna-gostivar-vrapcishte-bogovine-dhe-zheline/feed/ 0