31 C
Skopje
August 13, 2018
Jeta

Fëmijët do të preken nga këto probleme shëndetësore nëse pinë qumësht lope para moshës 1 vjeç!

Për ne mund të jetë thjesht qumësht, por për fëmijët mund të jetë një rrezik. Po flasim për qumështin e lopës që siç e rekomandon Federata italiane e mjekëve pediatrikë, nuk duhet të jepet para moshes 1 vjeçare. Kjo për shkak se ai përmban një sasi të tepërt të proteinave që nuk janë të mira për një fëmijë të vogël. Në përgjithësi mund të shkaktojë çekuilibër në rritjen e tij.

Një studim në Itali zbuloi se rreth 77% e fëmijëve pijnë qumështin e lopës para se të bëhen 12 muajsh. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë nënat duke shpjeguar pse qumështi i lopës nuk duhet të konsumohet para kësaj moshe.

Sipas pediatërve, duke i dhënë një foshnje qumësht lope në një moshë të vogël mund të ndryshojë rritjen dhe krijon probleme me peshën. Qumështi i lopës krijon pabarazi të mëdha ushqyese. Qumështi i lopës përmban rreth tre herë më shumë proteina se qumështi i gjirit që kështu ju shkakton obezitet, mungesë hekuri dhe ndonjeherë një zhvillim jo të mirë mendor dhe fizik.

Gjithashtu qumështi i lopës ka mungesë të vitaminës D dhe ka të tepëruar permbajtjen e mineraleve të tjera. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë nënat që të presin sa fëmijët të bëhen 1 vjeç për t’i ushqyer me qumësht lope.

po ngarkohet…
po ngarkohet…
po ngarkohet…

Burimi

Artikuj të ngajshëm

Ushqimi numër 1 në botë për luftimin e alergjisë!

shprehja

Po, jam nënë e një vajze, por këtë gjë nuk ma kishte thënë askush deri më sot!

shprehja

Mënyrat më të mira për të larguar mosbesimin ndaj vetes

shprehja