Fëmijëve u ndalohet përdorimi i telefonit në shkollat e Francës

Fëmijëve u ndalohet përdorimi i telefonit në shkollat e Francës

Vazhdon gjyqi për “Lagjen e Trimave”
Vuri prindërit në gjumë dhe më pas u vetëhelmua, flet shoqja e 19-vjeçares
Tmerr dhe mrekulli në Turqi: avioni me pasagjerë rrëshqet nga pista, ndalet pak para se të bie në det (video)
Ja çfarë pritet të ndodhë me personat që tentuan ta vrasin Ziadin Selën

Këtë javë Ministri i Francës për Edukimin, Jean-Michel Blanquer lajmëroi se duke filluar që nga viti i ardhshëm shkollor, të gjithë nxënësit e moshave 6 deri në 15 vjeç do të ndalohen të marrin me vete telefonat e tyre gjatë gjithë procesit mësimor në klasë.

Kjo është hera e parë që një shtet ndalon marrjen e telefonave në shkollë në shkallë kombëtare. Kjo reformë ishte një nga premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuel Macron. Edhe më parë, në vitin 2010 nxënësve u ndalua përdorimi i telefonave në klasë, por siç thonë mësuesit ky rregull nuk kishte ndikim real. Pse?

Sepse nëse fëmijët do të kenë akses në telefonat e tyre, në një moment të caktuar do të përfundojnë duke i përdorur. Por kjo reformë e re merr masa ekstreme duke mos i lejuar fëmijët t’i mbajnë me vete telefonat e tyre.

“Në ditët e sotme fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, por qëndrojnë gjatë gjithë kohës thjesht duke vëzhguar smartfonat e tyre. Dhe nga pikëpamja edukative ky është një problem thelbësor”, tha ministri në deklaratën e tij.
Sipas “The Telegraph”, në kuadër të zbatimit të këtij ligji, fëmijëve nuk do t’ju lejohet akses në telefonat e tyre gjatë orarit të shkollës, duke përfshirë këtu pushimin e drekës edhe pushimet ndërmjet orëve. Ministri ju referua shumë studimeve që tregonin se përdorimi i telefonave ishte i rrezikshëm për fëmijët dhe tha gjithashtu se shkolla duhet të bëjë pjesën e saj për të ndaluar fëmijët të krijojnë varësi ndaj përdorimit të celularëve.

Duke pasur parasysh numrin e fëmijëve që kanë një telefon, mund të jetë e paksa e vështirë të ndalosh gjithë këta fëmijë që të marrin me vete telefonat në shkollë, e veçanërisht në rastet kur prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe mendojnë se telefoni është mënyra më e mirë për të kontaktuar me fëmijët në raste urgjencash.

Gjithsesi Z. Blanquer tha se është i gatshëm të bëjë tolerime në rastet kur provohet se telefoni është i nevojshëm për arsye edukative apo sigurie./shprehja.com

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.