Fizika e të parëve dhe rebeli Maks Plank

Loti një femijë në Alepo
Fatkeqësitë që solli kolonializmi evropian në moralin njerëzor
Halepi, qyteti i udhëtarëve…
Dashakeqësit e kombit Shqiptar

11050746_10153113347397698_495866623680585366_nNga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë, profesori Filip Von Yolli e këshillonte studentin e tij të talentuar Maks Plank që të mos merret me studimin e fizikës, pasi sipas tij tashmë kjo sferë e shkencës ishte konsumuar dhe nuk kishte çfarë mund ti shtohej dhe çfarë të zbulohej.
Në vitin 1900, ai e akuzoi studentin e tij Maks se po i mvesh kësaj shkence besëtytni e mite për shkak të teorisë së këtij të fundit mbi fizikën kuantike, aq më tepër që ai kishte sjellë një vizion krejt të ndryshëm nga teoria e të madhit Isak Njuton.
Kur Maks mendonte mbi teorinë e tij, e kaplonte frika nga fizikanët e mëparshëm. Një herë ai qe shprehur se ato që thoshte dhe besonte, u ngjanin më shumë miteve dhe legjendave. Megjithatë, fatmirësisht ai vazhdoi rrugëtimin e tij duke u larguar gjithnjë e më shumë nga vizioni i Njutonit mbi fizikën, drejt teorisë së tij të valëve dhe energjisë kuantike.
Maks Plank shkaktoi tërmet në mjediset shkencore kur me teorinë e tij hodhi poshtë atë të Njutonit. Shkencat moderne dhe teknologjia nuk do të njiheshin sot po të mos ishte teoria e Maks Plank.
Ishte ide shumë e frikshme të dilje kundër liderit të fizikës deri atëherë, Isak Njuton.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO