Fjalët përfundimtare të Boban Iliqit: e kam kryer veprën i nxitur nga familjarët e Almir Aliut

Fjalët përfundimtare të Boban Iliqit: e kam kryer veprën i nxitur nga familjarët e Almir Aliut

VMRO: Gjetët çminin e naftës 46 denarë, e rrite në 60 denarë
Ky është Islami i vërtetë: gruaja muslimane, e vetmja që i jep ndihmë një të moshuare në autobus
Ziadi Sela: U sulmuva nga dhunuesit e parlamentit!
“Balena Blu”, ja çfarë po bën Instagram për ta parandaluar këtë lojë

Në seancën ku thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, avokati i palës së të akuzuarit, Stevo Pavllevski duke folur në emër të Boban Iliq ka thënë se veprën e ka kryer i nxitur nga familjarët e Almir Aliut dhe ka kërkuar që Gjykata e Kumanovës ta lirojë të akuzuarin nga çdo akuzë dhe të shpallet i pafajshëm për veprën “aksident trafiku me pasoja vdekje”, transmeton Portalb.mk.

Sipas palës mbrojtëse së të akuzuarit, avokati Pavllevski thuhet se Iliq veprën nuk e ka kryer me paramendim, por ka qenë i nxitur nga familjarët e vogëlushit Sedat Aliu, Abdullah Aliu dhe Sami Demiri.

“Iliq nuk është kryerës i veprës penale “Aksident trafiku me pasoja vdekje” dhe dëshmitë dhe faktet tona konstatojnë se ai nuk e ka shkaktuar situatën e rrezikshme, por kanë qenë familjarët e Almirit ata të cilët e kanë nxitur që Iliq ta kryejë këtë vepër. Sipas ngjarjes fillimisht Iliq, në spitalin ku ka ndodhur zënka verbale ka qenë i kërcënuar nga babai i Almirit ndërkaq më pas edhe i ndjekur dhe i sulmuar fizikisht nga familjarët e Almirit. Gjatë ikjes nga spitali, Iliq në mënyrë të paplanifikuar dhe të paparamenduar, në ndikim të frikës, ka goditur Almirin”, tha avokati Pavlevski.

Gjatë seancës avokati në emër të Iliqi ndaj nënës së Almir Aliut kërkoi falje për ngjarjen.

Seanca do të vazhdojë në orën 12:00 ku fjalët përfundimtare do të thuhen nga pala mbrojtëse e Almir Aliut.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.