14 C
Skopje
September 21, 2018
Offside

Flamurtari zgjidh problemin, fusha kthehet në gjendje perfekte

Fusha e stadiumit Flamurtari rikthehet në gjendje optimale, në prag të takimit me Skënderbeun, të hënën në mbrëmje.

Gjendja e fushës ishte thuajse skandaloze në ndeshjen e javës së dytë përballë Kukësit, për shkak të një gabimi në mirëmbajtjen e saj. Edhe në përfundim të sfidës, më shumë u fol për gjendjen e fushës, sesa për fitoren e Flamurtarit ndaj Kukësit, apo për ndeshjen mes dy skuadrave rivale. Menjëherë pas përfundimit të takimit të javës së dytë drejtuesit e Flamurtarit konfirmuan ndërhyrjen urgjente dhe ashtu ndodhi.

Ndihmuar edhe nga fakti se kampionati u ndërpre për shkak të ndeshjeve të kombëtares, vlonjatët patën plot tre jave kohë për ta kthyer gjendjen e fushës në kushte optimale.

Tashmë fusha e stadiumit Flamurtari është në gjendje mjaft të mirë dhe gati për ndeshjen e ditës së hënë, që do të luhet prej orës 19:45, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Te dyja ekipet e kanë nisur shumë mirë, kane nga shtatë pike dhe padyshim gjendja optimale e fushës do të jetë një ndihmë për zhvillimin e ndeshjes në kushte mjaft të mira.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Higuain nderon Milan, Arsenal feston me “poker”

shprehja

Igli Tare blindon dy yjet e Lazio-s

shprehja

Bashkëlojtari “tradhton” Modric: “Topin e Artë” e meriton Cristiano Ronaldo

shprehja