Fshatari dhe burri i lumtur

Loti një femijë në Alepo
Një ramazan ndryshe
Shoqata Kulturore “Vizioni M” realizon projektin “…e ardhmja të pret ty!”
TREGIM | Sot më shumë se kurrë, i’a vlen të lexohet historia e nxënësit Tedi Stoddard!

Në një fshat të vogël në një lugine, jetonte një burrë i cili ishte gjithmonë i lumtur, i këndshëm dhe gjithmonë i disponuar për këdo me të cilin takohej. Ai gjithmonë shihej i buzëqeshur dhe fliste fjalë motivuese sa herë që lipsej. Kushdo që e takonte largohej me përshtypje të mira, ndihej më i lumtur dhe plot gëzim. Njerëzit e dinin që mund të mbështeten tek ai dhe ta konsiderojnë si një mik të madh.

Një nga banorët e fshatit ishte shumë kurioz të kuptojë sekretin e lumturisë së këtij njeriu dhe si ia bënte që të jetë gjithmonë në humor të mirë dhe kaq suportues për të gjithë! Ai dëshironte të kuptojë si ishte e mundur që ai nuk mbante inat dhe nuk urrente askënd, duke qenë gjithmonë i lumtur.

Një herë, ai e takoi në rrugë dhe nuk e mbajti dot veten, por e pyeti:”I nderuar! Shumica e njerëzve janë egoistë dhe të pakënaqur me jetën. Ata nuk i sheh të buzëqeshin siç bëni ju, nuk të ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen që ofroni ju dhe as që janë të këndshëm. A ma shpjegon dot, si ia del ti?”

Burri i lumtur buzëqeshi dhe iu përgjigj:”Kur je në paqe me veten tënde mund të jesh në paqe me të gjithë botën. Nëse arrin ta dallosh shpirtin brenda vetes, mund të dallosh shpirtin tek çdo njeri tjetër, kështu mirësjellja dhe disponimi për të gjithë të vjen në mënyrë të natyrshme. Nëse arrin ti mbash nën kontroll mendimet, bëhesh i fortë dhe i paepur. Personaliteti është si një robot i programuar sipas butonave. Zakonet dhe mendimet e tua janë pjesët dhe programet që kontrollojnë personalitetit tënd. Çlirohu nga të qenit i programuar dhe mirësia e brendshme dhe lumturia që gjenden brenda teje do të shfaqen në jetën tënde.

Ama lipset shumë punë. Zakonet e mira duhet të zhvillohen. Aftësia për tu përqendruar dhe për të kontrolluar mendimet duhet të forcohet. Puna është e vështirë dhe pambarim. Ka shumë mure që duhen kapërcyer. Nuk është një buton i lehtë për tu shtypur.”

Pasi heshti pak, burri i lumtur shtoi:”Mos mendo për vështirësitë, pasi kjo është ajo që do të shohësh dhe përjetosh. Thjesht qetësoji emocionet dhe mendimet, bëj çmos që të qëndrosh në këtë paqe. Përpiqu të jesh i qetë dhe të mso e lejosh veten të rrëmbehet nga mendimet e tua!”

“Kjo është e gjitha?!” shtroi pyetjen vetë fshatari.

“Përpiqu ti shohësh dhe ti ndjekësh mendimet e tua, për të kuptuar nga vijnë dhe ku shkojnë. Qëndro në qetësinë që lind. Momenti i paqes do të jetë i shkurtër fillimisht, por me kohë do të zgjatet. Kjo paqe, gjithashtu është forcë, fuqi, mirësjellje dhe dashuri. Me kohë, do të kuptosh që je një me fuqinë universale, gjë e cila do të bëjë të veprosh nga një dimension i ndryshëm –pikëpamje- i vetëdijes, jo nga egostja, e vogla dhe e kufizuara ego.

Banori, i mrekulluar nga ato që i kishin dëgjuar veshët, i tha:”Do të bëj çmos që ti mbaj mend fjalët e tua. Por, ka dhe diçka tjetër për të cilën jam kurioz ta di. Ti më ngjan nuk ndikohesh aspak nga mjedisi. Ti u fal fjalë të mira dhe plot mirësjellje të gjithë njerëzve me të cilët takohesh, je shumë suportiv. Njerëzit ju trajtojnë mirë dhe kurrë nuk e keqpërdorin mirësinë tënde!”

Fshatari i lumtur iu përgjigj:”Të jesh njeri i mirë nuk ka përse të nënkuptojë dobësinë. Kur je i mirë mund të jesh edhe i fortë. Njerëzit e ndjejnë fuqinë tënde të brendshme dhe nuk të imponohen. Kur je i qetë dhe i fortë nga brenda, ti i ndihmon njerëzit, sepse ti mundesh dhe dëshiron ti ndihmosh. Ti vepron nga forca dhe jo nga dobësia. Mirësia nuk është shenjë e dobësisë, siç mund ta mendojnë gabimisht disa njerëz. Ajo shfaqet bashkë me fuqinë dhe forcën.”
“Shumë faleminderit për këshillat dhe shpjegimet!” i tha banori dhe u largua i lumtur dhe i gëzuar./E.F/Shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO