Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – f.Radushë

Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – f.Radushë

Nuk do ta besoni se çka bëri Erdogani, kur sheh teksa truprojat e tij rrahin protestuesit në SHBA (VIDEO)
Lëvizja Besa ja planin për Kumanovën dhe Likovën
Nesër mbahet takimi Ahmeti-Thaçi në Tetovë, ja çfarë do të bisedohet
Mungesa e gjuhës shqipe në tabelat e reja, ja çka thotë Hazbi Lika (Video)

Çdo shkollë fillore organizon gara të cilat kanë për qëllim vlerësimin, punën dhe suksesin e nxënësve dhe arsimtarëve gjatë një viti shkollor. Veprimi i deritanishëm i garave klasike u bë monotoni dhe bezdishmëri për Sh.F. ‘Faik Konica’ të f. Radushë të komunës së Sarajit, andaj u bënë reforma në mënyrën e mbajtjes së garave shkollore. Planifikimi i tyre zgjati disa muaj duke u angazhuar drejtor, pedagog dhe arsimtar të ciklit të lartë. Ata vendosën që këto gara të kenë vitalitet dhe risi, duke i shndërruar në kuiz tërheqës dhe me lojra argëtuese.

Garat u realizuan më 10 Prill 2018 në hapësirat e shkollës dhe në to morën pjesë katër grupe nga gjashtë nxënës, që të ketë një barazi mes grupeve ata ishin të përbëra me nga një nxënës prej klasës së nëntë deri te klasa e gjashtë. Grupet ishin të ndara sipas ngjyrave të përshtatura edhe me uniformë. Skenari kishte kombinim një kuiz nga lënda mësimore dhe një lojë argëtuese.

Lëndët e caktuara në garë ishin Gjuha Shqipe, Gjuha Maqedone, Gjuha Angleze, Gjuha Gjermane, Matematika, Historia, Gjeorafia, Biologjia dhe Njohja me Religjion. Poashtu lojrat argëtuese ishin të marra nga shtetet evropiane të zhvilluara të përshtatura me psiko-motorikën e nxënësve. Si lojra ishin përzgjedhur: Tërheqja e litarit, vrapimi në thes, rrëzimi i kanaqeve me top tenisi, mbajtja e topit të pingpongut me lugë plastike në gojë, rrotullimi i gomës dhe gjuajtja e topit në vrymë.

Vendi i parë u shpërblye me trofe si simbol i fitores, medalje dhe mirënjohje, ndërsa i takoi grupit të nxënësve: Ajnur Nuhi – IX, Valmir Murtezani – VIII, Djellza Jonuzi – VII-a, Hamza Abdullahi – VII-b, Meriton Arifi – VI-a, Esma Murati – VI-b. Poashtu medalje morën edhe vendet tjera për prezencën e tyre në gara.

Ky lloj i garave i kombinuar do të jetë tradicionale dhe për çdo vjet do të ketë ndryshime në pyetjet dhe lojrat argëtuese./Z.K./Shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.