Gazeta Dello Sport, intervistë me Ballistët:Nëse na thirr UÇK-ja, jemi aty

Gazeta Dello Sport, intervistë me Ballistët:Nëse na thirr UÇK-ja, jemi aty

Karaqi sfidohet nga Vujadinoviqi
Lëndohet rëndë reprezentuesi i Kosovës
Sadiku kalon Shqipërinë në epërsi ndaj Izraelit me një gol fantastik (Video)
Notarët përfunduan garat në shpinë dhe stil të lirë

Gazeta prestigjioze italiane “Gazeta dello Sport” ka zhvilluar intervistë me disa tifozë të Shkëndijës. Intervistën e sjellim në tërësi pa ndërhyrje:

E kam lexuar historinë e klubit. Shkëndija çdo herë ka pasur lidhje të fuqishme me Shqipërinë. Lexova se një anëtar i juaji, Ismail “Ballist” Morina është arrestuar në Kroaci dhe e prêt ekstradimi në Serbi për rastin “Dron” në ndeshjen Serbi-Shqipëri? Çka mendoni në lidhje me ekstradimin? Si është raporti juaj me opinionin maqedonas?

“Shkëndija është klub shqiptar dhe ne gjithmonë kemi respekt për Shqipërinë dhe Kosovën. Ismail ‘Ballist’ Morina është nga Kukësi i Shqipërisë, ndërsa mënyrë e sjelljes së Qeverisë shqiptare është katastrofë. Jemi të mllefosur për shkak se nuk po mund të bëjmë asgjë derisa ai është në Kroaci. Nëse përfundon në Serbi nuk do të jetë lehtë për askënd. Nuk kemi kurrfarë raporti me opinionin në Maqedoni, i urrejmë dhe iu dëshirojmë më të keqen sikur ata që na dëshirojnë neve”.

Çka paraqet Shkëndija për ju? Nuk është vetëm thjeshtë një ekip…
Për ne KF Shkëndija është gjithçka. Ajër dhe ushqim. Për Shkëndijën jemi gati të shkojmë në burg, madje edhe të vdesim. Ajo na ka dhënë më shumë se kushdo tjetër në Iliridë (Maqedoni). Nëse ndonjëherë vini në Tetovë që ta ndiqni ndeshjen tonë me rivalin Vardarin, do të shihni se çka dmth Shkëndija për ne. Ka pleq prej 60/70/80 vjeç që qajnë kur fitojmë dhe fëmijë që rriten me dëshirën që të luajnë për Shkëndijën”.

Emri Ballistë nga vjen? Çka qëndron pas tij?

“KF Shkëndija është themeluar në vitin 1979 për të përfaqësuar shqiptarët në Jugosllavi dhe më pas në Maqedoni.

Emri Ballist vjen nga ‘Balli Kombëtar’ që ishin luftëtar të njohur si ballistë. Ka qenë lëvizje për ekzistencën e Shqiptarëve, lëvizje antikomuniste, kurse si organizatë politike ka lindur në vitin 1942. Motoja e Ballit Kombëtar ishte: ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’. Grupi ynë është themeluar në vitin 1992 nga disa tifozë, të cilët sot e kësaj dite shkojnë nëpër ndeshje të Shkëndijës, si vendës ashtu edhe mysafirë, mirëpo grupi tani është shumë i madh, jemi si një familje, e cila vendos për çdo punë. Nga viti në vit rritemi dhe askush nuk mund të na ndal”.
Vardari, rivali juaj i ka ngjyrat e njëjta që shfrytëzon “V”-në cirilike të emrit. Prej nga rivaliteti me ta?
“Për ata jemi të ‘frikshëm’: çdo herë që dëgjojnë ‘ballistët’ nuk flenë me ditë. Maqedonasit janë të përkrahur nga qeveria maqedonase-urrehemi pafund”.

Si do ta prisni Milanin në shtëpinë tuaj, Ecolog Arena?
“Ecolog Arena ende nuk është gati. Do të jetë pas dy-tre vitesh. Me Milanin luajmë në Shkup në ‘Telekom Arena’. Për Milanin do të jetë mirë, nuk kemi asnjë problem. Milani u sjell shkëlqyeshëm me ne”

Në raport me sulmet terroriste në Lagjen e Trimave në Kumanovë në vitin 2015, cili është pozicioni juaj në raport me UÇK-në?
Kumanova ishte një skemë mjaftë inteligjente për të përfunduar me të gjithë luftëtarët e tjerë në Maqedoni. Ata njerëz të guximshëm janë vrarë atë ditë në Kumanovë kur Qeveria maqedonase i kërkonte për shkak të luftës së vitit 2001-iu është thënë që të vijnë në Maqedoni dhe se gjithçka do të jetë e harruar, për të jetuar në mënyrë normale. Vetëm sa kanë kaluar kufirin janë sulmuar nga ushtria maqedonase dhe kanë ikur në Kumanovë. Tifozët tanë kanë bashkëpunuar me UÇK-në gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001. Sot nuk kemi kurrfarë raporti me ta, por në rast se iu nevojitet ndihmë, do të jemi të parët që shkojmë”.

Ndeshja e kthimit Shkëndija-Milan do të luhet të enjten në Shkup me fillim prej orës 20;45./lajm

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.