Gazetari maqedonas: Ndeshjet Vardar – Fenerbahçe janë të kurdisura, ja kush dyshohet?!

Gazetari maqedonas: Ndeshjet Vardar – Fenerbahçe janë të kurdisura, ja kush dyshohet?!

Ky është numri i muslimanëve që po agjërojnë në Rusi
Ky është kanditati i BDI-së për komunën e Çairit
Vllasi: Kriza në Maqedoni rrezikon shtetin dhe rajonin
Ja çfarë thonë mediat europiane për kushtet e shqiptarëve në Maqedoni

Ndeshja e futbollit midis Vardarit dhe Fenerbahçes është kurdisur për shuma të mëdha parash. Ky denoncim vjen nga gazetari Zoran Bozhinovski ka përmendur edhe emrin e atij që ka trukuar ndeshjen, informon INA.

“Loja Vardar – Fenerbahçe është kurdisur për shuma të mëdha parash!!! Mehmet Ali Ajdinlar, zëvendës kryetari i bordit të drejtorëve të spitalit Adzibadem Sistina të Orce Kamçev, partneri i biznesmenit rus Sergej Samsonenko… Ai është lidhja. Kurdisje më katundarçe nuk kam parë kurrë në jetë…Ja lexoni se çfarë pozicioni në FK Fenerbahçe ka Mehmet”, ka shkruar Bozhinovski. Aydinlar tanimë është i përfshirë në disa pozita në klubet që mbajnë emrin “Fenerbahçe”.

Ekipi i Vardarit ka shkruar historinë e futbollit në Maqedoni, duke u plasuar për herë të parë në grupet e një kompeticioni Evropian, Kështu skuadra e Vardarit bëhet ekipi i parë nga Maqedonia që kualifikohet në Grupe të Europa Ligës.

Ata kanë arritur të shënojnë fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër Fenerbahçes nga Stambolli, me rezultat 1-2, ndërsa me shifra të përgjithshme 4-1. (INA)