Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Maqedoni

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Maqedoni

Aksidenti në autostradën e Nishit aktivizon xhandarmërinë, nuk dihet sa mërgimtarë janë të lënduar
A do të përsëritet 1992-shi në Maqedoni?
Ky është kandidati I BDI-së për Studeniçanin (FOTO)
Trump nis ndërtimin e murit në kufij me Meksikën

Gjashtë persona mes të cilëve tre fëmijë janë lënduar nga një aksident që ndodhi dje në rrugën magjistrale Shtip-Veles, afër fshatit Tre Çeshmet.

Fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor janë lëshuar në kurim shtëpiak. Dy nga tre të rriturit të lënduar janë ndalur në qendrën mjekësore të Shtipit kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në klinikën e Shkupit.

Të gjithë të lënduarit kanë qenë në një makinë të tipit “Ford Fokus” me tabela të regjistrimit të Shtipit, kurse janë aksidentuar me një makinë me regjistrim të Svetinikoles, e drejtuar nga një banorë i Cërnilishtës së Poshtme.

Policia po kryen hetimin në vendin e ngjarjes në Shtip.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.