Gostivar, makina përfshihet në flakë

Gostivar, makina përfshihet në flakë

Kuvendi i Kosovës, kuvend i akrabave
VIDEO | Film për rastin ‘Monstra’!
Dinamo – Skënderbeu (LIVE LINKU)
Vidhen rreth 30 mijë euro në Bogovinë të Tetovës

Pak para orës 17, në magjistralen Gostivar – Kërçovë respektivisht afër pompës së benzinës Bunar Petroll një veturë në lëvizje është përfshirë nga flakët, raporton Flaka.

Ka qenë ekipi i zjarrfikësve të Gostivarit që ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që mendohet që shkak i shkaktimit të zjarrit ka qenë instalimi elektrik i makinës.

“Është intervenuar me kamion dhe veturë të zjarrfikësve, ndërsa zjarri u lokalizua përmes aparateve kundër zjarrit. Intervenimi u bë rreth orës 4 e 15”, deklaroi përfaqësuesi i Njësitit të Zjarrfikësve në Gostivar.

Vetura e përfshirë nga flakët është e markës “Ford Galaxy”, me targa të Gostivarit, pronë e E.S. nga ky qytet.

Automjeti është djegur në pjesën më të madhe, ndërsa udhëtarët nuk kanë marrë lëndime dhe as të djegura.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.