Gozhda e Nastradinit

Gozhda e Nastradinit

Shoqata Kulturore “Vizioni M” realizon projektin “…e ardhmja të pret ty!”
Jetojmë që gjurmët tona të flasin
Ti je në Shkup!
Studenti shqipëtar që studijon në Turqi mesazh prekës për Fyerjet dhe Urrejtjet!

Nastradini vuri një njoftim në rrugë e sheshe, se kishte ndërmend të shesë shtëpinë e tij. Por, kushdo që vinte dhe interesohej për shtëpinë, Nastradini i vinte një kusht: Duhej që gozhda që kishte lënë të ngulur brenda njërës nga dhomat, të mbetej pronë e tij dhe të mos hiqej që andej!”
Njëri nga blerësit, pasi i pëlqeu shtëpia e Nastradinit dhe iu duk i favorshëm edhe çmimi, e pranoi kushtin e çuditshëm të gozhdës. Atij as që i vajti në mendje qëllimi i fshehtë i Nastradin beut.

isa ditë pasi ishte shitur shtëpia, Nastradini troket në ish shtëpinë e tij. Doli pronari i ri i shtëpisë dhe kur e pa Nastradinin, e pyeti:”Hë Nastradin bej, çfarë e mirë të ka sjellë?”

Nastradini iu përgjigj:”Kam ardhur të sigurohem që gozhda ime është mirë me shëndet!”
Arsye bajate iu duk kjo pronarit të ri, i cili, megjithatë, e mbylli njërin sy dhe e mirëpriti brenda.
Pasi gratë e shtëpisë e qerasën me ç’të mundnin dhe i dhanë edhe për të ngrënë, meqë ishte kohë dreke dhe i zoti i shtëpisë i dha muhabet, pritej që Nastradini të ngrihej dhe të vazhdonte punët e tij, por ai as që e kishte ndërmend këtë. Jo vetëm që nuk po ngrihej e të largohej, por banorët e rinj të shtëpisë u befasuan me Nastradinin, i cili shkon mu poshtë gozhdës së ngulur në mur, shtrin pallton e tij përtokë dhe shtrihet sa gjerë gjatë për të fjetur.
Këtu, pronari i ri i shtëpisë nuk duroi dhe e pyeti gjithë inat:”Çfarë ke ndërmend të bësh zotrote?!”

Nastradini, pa e bërë qejfin qeder iu përgjigj:”Dua të fle pak nën hijen e gozhdës time të dashur.” dhe mbylli sytë e ia këputi një gjumi të thellë.
Ai filloi të shkojë tek gozhda e tij çdo ditë në kohën e drekës, duke ngrënë e pirë bashkë me familjarët e tjerë.
I ndjerë ngushtë me këtë, blerësi i shtëpisë mori plaçkat e tij dhe ia la shtëpinë Nastradinit. Që atë ditë, u përhap fjala “Si gozhda e Nastradinit” për këdo që nxjerr pretendime të kota për të shtënë në dorë diçka të shtrenjtë.

Eh sa gozhde jane ngulur ne institucionet e vendit tone te dashur, nen te cilat flejne rehat parazite pafund!!!/E.F/Shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO