Halepi, qyteti i udhëtarëve…

Halepi, qyteti i udhëtarëve…

Bela: Zaev shqiptarët kurrë s’do ta harrojnë mashtrimin epokal që ua bëre
Loti një femijë në Alepo
Shoqëri për interes
Intelektualët dhe militantët e qytetit

vullnet-pishtariShkruan: Vullnet PISHTARI

Halepi është një nga qytetet më të rëndësishme që në kohën e Perandorisë Osmane. Fillimet e tij i ka që në vitet 3000 para erës sonë. Në kalanë e këtij qyteti kanë zënë vend sundimet Mesopotame, Perandoria Romake, Perandoria Bizante, qeverisja Arabe, Emevitët, Abasitët, Perandoria Osmane…. Pas përfundimit të luftës së  Parë botërore dhe rrëzimit të Perandorisë Osmane, qyteti i Halepit bie nën sundimin e Francezëve dhe së fundmi formohet shteti me emrin Siri, I cili njihej si tokë prodhuese dhe si qëndër tregtie.

Historia e këtij vendi është e lashtë dhe e dhimbshme…. Tek dëgjoj për Halepin e ditëve të sotme më vie ndërmend Srebrenica, lufta e Bosnjës, dhuna, vrasjet masive…

ë parët e mi e kanë parë Srebrenicën dhe unë i kam pyetur ata se ku ishit ?, Ç’farë keni bërë për të ?

E tash, para syve të mi ka një Srebrenicë të dytë dhe unë në vetvete ndjej frikë dhe nuk di se çfarë përgjigjeje kam për ti dhënë fëmijëve të mi, kur të më pyesin se ku isha? Në shpatullat tona ka një barrë shumë të rëndë dhe kam frikë se kjo barrë ka për të na përkulë dhe ne do të shtypemi… Ata do të na pyesin se “ku ishit?”

Ne ku jemi?!

O njëri pa shpirt! Ndoshta sot fshijesh pas hijes tënde, por dije që edhe hija jote ka për të të braktis një ditë dhe historia ka për të të turpru. Në Kur’an ka një ajet, prej të cilit keqbërësit duhet të friksohen “Allahu nuk harron”. Po e mbyll këtë shkrim me një fjalë të të urtit Mulla Jakup Asipit ” Vdekja s’është gjë tjetër, vetëm se ndryshimi i metodës së të jetuarit!”

E ato krijesa të pafajshme po udhëtojnë prej kësaj bote për në një vend më të mirë, po udhëtojnë për të gjetur paqen, po udhëtojnë për në xhennet!…
/15.12.2016

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.