Hapat tua vëzhgohen!

Hapat tua vëzhgohen!

Dy komplekse te shqiptarët
Një ramazan ndryshe
Intelektualët dhe militantët e qytetit
Unë jam arkitekt i jetës time

Shkruan: Ajlin LUTFIU, Shkup

Në qiellin e kaltërt të pa fund, ishin grumbulluar zogjë të vegjël që belbëzonin ëmbël por pa e hetuar që dikush po i ndjek me thellësi. Cicërima e tyre ngacmonte vullkan breda meje, fluturimi i tyre më gryente brendinë!

Pikërisht, fëmijët janë si zogjtë, duke i parë këta shpend shihja pafajsinë e fëmiut, dashurinë e tyre dhe shpirtin dëborë të ngrohtë. Pastaj vetvetiu ngjallej kureshtja dhe parashtroheshin pyetjet e shumta…  A thua fëmijët kërkojnë më shumë se të kenë dashurinë dhe mbështetjen e prindërve? Të kenë mirëkuptim për lirinë dhe të ndjejnë ngrohtësi foleje?

Prind të dashur, siguroni këta kërkesa për fëmijët tuaj dhe bëni kujdes në hapat e juaj pasi ju jeni reflektimi i fëmijëve!  E tani mos u shtir sikur ti nuk je a’i prindi që gjithë natën e kaloje klubeve duke pirë, mëngjesi të sjellte i raskapitur. Mos u shtir, se të njoh mirë!  Ti je ai që me përplasje dyersh hyje në shtëpi dhe gjithë shtëpinë e çoje në këmbë! Ti je ai që keqtrajtoje gruan e njëkohësisht dhe fëmijët! A nuk je ti ai njeri që sa ishe i ri nuk pyesje nënë e baba? Madje herë pas here u çoje dhe dorë… Çfarë njeriu je ti e çfarë pret të bëhet fëmiu yt?

Kur ti në jetën tënde u ule dhe fëmiut i fole me butësi? Më thuaj, kur ti u ule dhe i tregove atij se çfarë është e mira e çfarë e keqja? Më thuaj kur ti i tregove fëmiut tënd për rrugët e jetës dhe vlefshmërinë e arsimit? Kur ti ia tregove dallimin e njerëzve të edukuar e të arsimuar prej atyre arrogant e egoistë? Kur ti i tregove për pelinin e alkoolit? Kur në jetën tënde i tregove për dashurinë që kishe për të, apo të paktën t’ia kesh përshkruar momentin kur për të parën herë e more në kraharor? Më thuaj kurr? Asnjëherë a po?

Andaj unë po them se ai është fryti yt përse kërkon të jetë i edukuar, i moralshëm dhe i ndershëm? Përse kërkon që fëmiu të të flet me dashuri? Madje kërkon që sa herë kur ai të del nga shtëpia ti të jesh i informuar! Kërkon që sa herë kur fëmiu të futet në shtëpi të mos krijoj bujë, por me butësi e përkëdhelje të të thojë mirëmbrëma apo mirëmëngjesi… Mos kërko më!

A të kujtohet kur fëmiu yt sa ishte i vogël mbante një ditar të dëshirave që kishte thurur? Njëra prej tyre ishte të mos i’a rrahësh nënën! A të kujtohet kur shfletove ditarin e tij, gjete dhe dëshirën kur ai donte të të sheh të buzëqeshur qoftë edhe një herë. E dëshira luksoze e tij a të kujtohet? Dëshirë luksoze e kishte të bëj fluska sapuni, por as këtë nuk e lejove! Por a e mbanë mend kur fëmiut i grufullonte barku si peshkut pa ujë? Një natë ti ishe i dehur, kishe humbur edhe në lojërat e fatit… u fute në shtëpi për të kërkuar para por rastësisht gjete ditarin e tij dhe kape ta lexosh! E pasi e lexove dogje ditarin e tërë së bashku me zemrën e fëmisë.

E shikon çfarë prindi je ti? E shikon tani çfarë njeriu je ti?

Prej atij momenti bëre që fëmiu të thojë unë jam peshku që qëndroj në rrjetën e hekurt…!

 

*** Autorja është nxënëse në Shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, njëherit edhe fituese e vendit të tretë në garant oratorike të organizuara nga Qendra Racio, Nata e Oratorise 2017

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.