Hazbi Lika ja çka thotë për Ligjin e ri të gjuhëve

Hazbi Lika ja çka thotë për Ligjin e ri të gjuhëve

Droni mbi Strugë me foton e Ziadin Selës (FOTO)
Tragjedi e rëndë në Shkup, nëna kur zgjohet nga gjumi e gjen beben e vdekur
ARRESTOHET SHQIPTARI NË MURIQAN, DREJTONTE MEGANE III, RROTA 100 MIJË EURO
Ja si duken rrugët e Tetovës pas rreshjeve të shiut (FOTO)

Ne jemi të kënaqur të gjithë së bashku që arritëm këtë dhe si ligj do ta shfrytëzojmë të gjithë dhe qytetarët e Maqedonisë janë një hap para drejt realizimit të bërjes së shtetit dhe realizimit të objektivave tona rreth çështjeve integruese, tha me tej zv/kryeministri për implementimin e MO-së Hazbi Lika, njofton Aktuale.mk.

“Ky ligj përmbush gjitha nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe ende ka punë rreth implementimit të këtij ligji me qëllim që njerëzit ta ndjejnë më pranë vetes”, ka thënë nga Ohri zv/kryeministri Lika.

Ai ka faleminderuar ministrat për bashkëpunim në miratimin dhe përgatitjet e këtij ligji.

“I falënderoj bashkëpunëtorët e mi siç është ministri i Drejtësisë Bylent Saliji ku nëpërmjet kësaj ministrie të bëhet propozim ligji, zv/kryeministrin Bujar Osmani për të harmonizuar marrëveshjet rreth këtij ligji, kabinetin e ministrave që të krijojmë një raport të ndërsjellë mirëkuptimi, ndërsa në mënyrë të posaçme falënderoj kryeministrin e Maqedonisë që pati vullnet dhe guxim të bëjë këtë ndryshim që qytëtarët të gjejnë veten në atë ligj…”, theksoi Lika.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.