17 C
Skopje
September 23, 2018
Histori Informacione Rajoni dhe Bota

I shpëtoi 15 fëmijë, por shqiptari pritet të dëbohet nga Gjermania

47-vjeçari Avni Mehana u bë hero të martën në mëngjes kur ndihmoi disa fëmijë për të shpëtuar, pasi autobusi pësoi aksident. Megjithatë, tani ai po lufton për të qëndruar në Gjermani së bashku me familjen e tij në Butjadingen Duerf, shkruan “nwzonline.de”.

Ai ishte ulur në tryezën e punëdhënësit të tij, Meent Brunken në Ruhwarden me dorën e majtë të lidhur. Ai kishte lënduar dorën derisa po i shpëtonte 15 fëmijët e shkollës fitore nga aksidenti i autobusit të shkollës. Ai u bë hero të martën, por nuk ka kohë për të festuar, përcjell albinfo.ch.

Ai së bashku me gruan e tij, Tahire (48) dhe fëmijët Fjolla (16) dhe Ylli (9), duhet të dëbohet, pasi Kosova konsiderohet si një vend i sigurt.

Avniu që dy vjet së bashku me familjen e tij që dy vjet janë duke jetuar në Butjadingen dhe është i bindur që nëse kthehet e pret vdekja.

Ai ka treguar pse është larguar nga Kosova. Ai kishte punuar në një fermë të vogël të kërpudhave dhe pasi kishte probleme financiare, kishte huazuar të holla nga njerëzit e gabuar, të cilët e kanë kërcënuar atë me vdekje dhe me 20 % më shumë interes. Dy anëtarë të familjes së tij kanë vdekur të mënyrë të dyshimt dhe ai është i bindur që nëse kthehet në Kosovë, e pret e njëjta gjë.

Punëdhënësi i tij, Meent Brunken, ka vetëm fjalë të mira për të. “Avniu kurrë nuk është vonuar në punë”, thotë ai. Familja e tij është e integruar dhe për këtë arsye edhe punëdhënësi i tij po lufton deportimin dhe për këtë ka njoftuar edhe autoritet e Qarkut në Brake, përcjell tutje albinfo.ch.

Në Spatherbest më 2016, sipas avokatit Braker që përfaqëson familjen, Gjykata administrative në Oldenburg kishte refuzuar kërkesën për azilit për Avni Mehanan.

Ai ka parashtruar kërkesën për azil dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të qëndrojë lirshëm, së bashku me familjen e tij.

Artikuj të ngajshëm

Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit

shprehja

Skadon afati për paraqitjen për votim të sëmurëve dhe personave me nevoja të veçanta

shprehja

Motra medicinale ka sulmuar shoqëruesin e pacientit në Spitalin e Kumanovës!

shprehja