I talentuar

I talentuar

Ndodhë edhe kjo, VMRO-DPMNE do të propozon ligj për gjuhën shqipe
Pastori po bënte provën e Perëndisë, shqyhet nga krokodilët
Qeveria zgjodhi shefin e policisë dhe të shërbimit sekret, asnjëri shqiptar
10 profesionet më të paguara që nuk kërkojnë diplomë
Dr Selman Aude Një nga artistët më të mëdhenj të Italisë, mori një ditë një letër nga një simpatizant i tij. Mbi zarf, ai kishte shkruar:”Drejtuar artistit më të madh të Italisë!”

Artisti refuzoi ta hapë letrën, madje refuzoi edhe ta marrë, duke thënë:”Nuk më përket mua kjo letër. Nëse do të më dërgohej mua, duhej të kishte shkruar:”Drejtuar artistit më të madh të botës!”

Një natë, piktori me vlera botërore, Pikaso, u kthye në shtëpinë e tij, ku mbeti i befasuar, pasi hajdutët i kishin vjedhur mobiliet. Kur dikush e pyeti nëse kishin vjedhur ndonjë gjë të rëndësishme, Pikaso u bezdis nga kjo pyetje dhe tha:”Jo.”

Pyetësi shtoi:”Po mirë, përse ndihesh keq atëherë?”

Pikaso u përgjigj:”Sepse këta hajdutët, nuk paskan vjedhur asgjë nga tablotë e mia të vyera!”

Ai ndjeu se i ishte shkelur dinjiteti dhe krenaria, se mëkati më i madh nuk ishte vjedhja, por padija rreth vlerës së tablove të tij të famshme.

Madhështia e vërtetë, është ajo që bashkon mes talentit dhe modestisë.

Talenti më i madh, janë moralet dhe virtytet, e virtytet më të larta janë ato me veten tënde.

Në një mënyrë apo në një tjetër, çdo njeri është i talentuar, çdo njeri është një kopje origjinale dhe jo një punim grafiti apo vizatimor.

Edhe binjakët nuk janë njëlloj, secili prej tyre ka diçka që i mungon tjetrit.

E rëndësishme është që njeriu të jetë vetja dhe jo një person tjetër, të jetë origjinal dhe jo imitim.

Talenti kërkon një karakter të pjekur dhe vlerësues, i cili e vlerëson mirësinë e Dhuruesit suprem dhe është i ndërgjegjshëm për fundin.

Profeti Jusuf a.s, shquhej për hijeshinë, rininë dhe largpamësinë. Ai i kapërceu vështirësitë derisa u bë ministër i thesarit të Egjiptit dhe e përhapi besimin e tij tek shumë egjiptianë. Megjithatë, në fund të jetës lutej:”O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!”(Jusuf, 101)

Kjo është një mbyllje e hijshme dhe konsiderohet si një talent madhështor, pra, ta mbyllësh jetën me mirësi, si i lavdishëm, si tek Zoti, ashtu dhe tek robërit e Tij të mirë.

Omer ibnu Abdul Aziz vendosi drejtësinë në territoret myslimane dhe i dha vrull të paparë kalifatit islam. Megjithatë, ambicia e tij e fundit ishte bota tjetër:”Unë kam një shpirt ambicioz. Fillimisht, desha të bëhem guvernator i Medines dhe u bëra. Mandej, desha të martohem me të bijën e kalifit dhe u martova. Më vonë desha të bëhem kalif dhe ia arrita. Tashmë, shpirti im ka mall për xhenetin dhe shpresoj ta fitoj.”

Muhamedi Ali, u shqua për fuqinë fizike, e cila i dha titullin e kampionit të botës në boks për një periudhë të gjatë kohe. Në fund, ai u sëmur me parkinson, sëmundje e cila shkatërron qelizat dhe lidhjet nervore, duke ia ngadalësuar dhe çrregulluar lëvizjen, duart i dridhen, kujtesa i humbet etj…

Muhamed Ali nuk ishte vetëm boksier, por dhe njeri i urtë e i mençur. Si brenda ringut ashtu dhe jashtë tij, ai pohonte:”Nuk është turp të shembesh përtokë me nokaut, turp është të qëndrosh i shembur përtokë dhe të mos ngrihesh.”

Mosha është ajo që beson se është. Ti je i shtyrë në moshë, aq sa mendon vetë se je.

E kam urryer çdo çast që kam kaluar në stërvitje, por gjeja forca për ti thënë vetes:”Mos u tërhiq! Duroji dhimbjet e çastit! Jetoje pjesën e mbetur të jetës si kampion!

Po, ma përgatisni prej tani qelinë e burgut! Buka e qelisë është më e shijshme për mua sesa vdekja në Vietnam!

Shërbimi që u bën të tjerëve, është qiraja që duhet të paguash në këmbim të banimit tënd mbi planetin tokë.

Një burrë pa fantazi, është si një shpend pa krahë.

Dështimi është foltorja e suksesit. Është shpirti dhe jo vitet ato që përcaktojnë moshën tënde. Vuajtjet janë vija e startit të nisjes plot vrull. Liria mund të jetë edhe brenda një qelie, edhe tek shërbimi që u ofron njerëzve, edhe tek një imagjinatë plot gjallëri.

Këto ishin disa nga frymëzimet e Muhamed Ali.

Në historinë islame, gjejmë: Ibnul Hejthem, ishte ekspert në optikë; Ibnu Zehr, gjeni në mjekësi; Zahravi, kolosi i kirurgjisë; Mexhriti profesori i matematikës; Ibnu Halduni, themeluesi i sociologjisë; Ibnu Batuta historiani udhëtar; Ibnu Nefis, zbuluesi i qarkullimit të gjakut; Abas ibnu Firnas, njeriu i parë që fluturoi në historinë e njerëzimit; Havarizmi, themeluesi i algjebrës; Xhabir ibnu Hajjan, themeluesi i kimisë… dhe lista vazhdon.

Nuk është domosdoshmërish e kërkueshme që të gjithë të ishin modele në devotshmëri dhe punë të mira. Ata ishin kreativë, gjenialë dhe të talentuar, të cilët me përkushtimin e tyre, i ofruan umetit dhe mbarë njerëzimit, shërbime të vyera.

Jomyslimanët që u shquan në sfera të ndryshme brenda ambientit dhe mjedisit islam, ishin një fryt i motivit dhe nxitjes së këtij mjedisi joshës dhe mbështetës.

 

Përktheu: Elmaz Fida

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER