INTERVISTË me piktorin shqiptar, Naim Jahja, i cili po prek majat e suksesit

INTERVISTË me piktorin shqiptar, Naim Jahja, i cili po prek majat e suksesit

Ish ambasadorja gjermane flet për rastin “Monstra”
Eksperti zviceran: Kjo është zgjidhja më e mirë për Maqedoninë
Intervista me Mevlan Adilin, futbollistin e ri të skuadrës rumune të UTA Arad
Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

14067649_10206928798073881_6310524147578796402_nNaim Jahja është një student e artist i zellshëm i rrethinës së Shkupit i cili jeton në Studeniçan. Ai merret me pikturim që në moshë të re, që atëherë kur edhe e ka zbuluar talentin e tij. Jahja ka qenë i pranishëm në shumë ekspozita ndërkombëtare e ballkanike dhe vazhdon të jetë pjesë e programeve artistike të ndryshme që kanë të bëjnë pjesë me artin në përgjithësi. Naim Jahja, për dallim nga artistët tjerë, njihet me artin e veçant, artin Ebru, art i cili ka qenë i përdorur para 1 mileniumi në Perandorinë Osmane të asaj kohe.

Intervistoi: Hamizi Ibraimi

Shprehja: Na flisni diç më tepër për studimet e juaja?

Naim Jahja: Për momentin jam në studime universitare pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik , Fakulteti i Artit dhe dizajnit, departamenti i Arteve vizuale (pamore)

Shprehja: Kur dhe si ka filluar piktura te Naimi?

Naim Jahja: Çdo njëri në këtë botë posedon ndonjë aftësi(talent) apo cilësi të diçkaje me të cilën dallohet nga të tjerët, pra tek unë ajo që më ka dhuruar Zoti dhe që më dallon është pikërisht arti i pikturimit. Këtë dhunti apo talent e kam hasur që në moshë të re fëmijërore, aty diku rreth moshën 8-9 vjeçare kur edhe fillova ta kuptoja këtë lloj dhuntie, madje kjo ishte një inspirim dhe gëzimi i madh i jetës time e për këtë talent padyshim i jam mirënjohës Zotit.

Shprehja: Prej nga frymëzoheni për ta bërë një pikturë?

Naim Jahja: Si një piktor që jam, më së shumti më pëlqejn gjërat reale apo të themi ndryshe më shumë fokusohem në realistikë dhe bazuar në këtë, frymëzimi për të bërë pikturat, më vie nga vet gjërat që ka krijuar Zoti, pra duke filluar nga natyra, malet, fushat, bimët, trupat qiellor me një fjalë nga vetë universi (gjithësia).

Shprehja: Cilin cikël të pikturave jeni duke punuar tani për tani?

Naim Jahja: Tani, kohën e fundit, ciklin të cilin e përdor më së shumti është pikërisht cikli i pikturimeve të pejsazheve me ngjyra të ndryshme: Akril, Ngjyra Vaji  dhe Ngjyra Uji, por përveç kësaj merrem edhe me pikturat e artit Ebru që është një art shumë i vjetër i traditës turke e që daton prej para 1000 viteve.

Shprehja: Deri më tani, a keni pasur ekspozitë personale të pikturave?

Naim Jahja: Edhe përskaj punës të pandalshme të pikturimit ende nuk kam pasur një ekspozit personal për dallim të ekspozitave tjera që kam marrë pjesë si piktor. Madje kam marrë pjesë dhe si artist i artit turk ebru, që u mbajt në qershor të vitit 2014, dhe ekspozitave tjetra që participuan artist nga i gjithë ballkani, ekspozitë e mbajtur në dhjetor të vitit 2015.

Shprehja: Kush është piktori që ju ka lënë me së shumti përshtypje ose mbresa?

Naim Jahja: Është e vështirë të përcaktohesh për ndonjë piktor e sidomos për piktorët të periudhave të ndryshme të artit. Sidoçoftë, unë siç edhe e ceka më herët, më shumë më pëlqejnë gjërat reale dhe artistët që mpëlqejnë janë pikërisht të periudhës së realizmit, në këtë rast do e veçoja françezin “Jean – François Millet” i cili jetoi në shekullin e XIX.

Shprehja: Kush është pengu i jetës suaj artistike. Si e shihni të ardhmen tuaj?

Naim Jahja: Si çdo njeri që ka ëndërrën e së ardhmes apo qëllimin se ku do të arrijë apo si e mendon ardhmërin e tij, poashtu edhe unë kam një ëndërr të tillë, por ajo që synoj më së shumti është që unë të jem gjithmonë në shërbim të popullit nëpërmjet të lëmis së Artit të pikturimit duke i shfaqur nëpërmjet pikturës vlerat tona morale, kombëtare, kulturore etj.

Shprehja: Cila është ngjyra e juaj më e preferuar dhe njëkohësisht cili është vendi juaj i preferuar, si dhe ku e kaloni kohën e lirë?

Naim Jahja: Të pyesësh një piktorë për ngjyrën e tij/saj më të preferuar është e vështirë sepse piktorët i pëlqejnë gjitha ngjyrat e sidomos kur ato ngjyra paraqiten në veprat e tyre artistike. Por përsëri nga të gjitha ngjyrat do e veçoja ngjyrën e gjelbërt .
Vendi im i preferuar është pikërisht vendi ku mbizotron qetësia e veçanërisht vendet malore etj.
Kohën e lirë më së shumti e kaloj duke lexuar dhe shpeshherë me shokët në shëtitje.

©Shprehja 2016

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO