Intervistë më Ramadan Ramadanin: Kriza në Maqedoni, SHBA e kreu gjysmën e punës, tani BE duhet ta kryej hisen e saj

Intervistë më Ramadan Ramadanin: Kriza në Maqedoni, SHBA e kreu gjysmën e punës, tani BE duhet ta kryej hisen e saj

Shoqëri për interes
“Qëndrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit”
Të lundrosh në botën pa dhimbje
Letër e hapur mësimdhënësve – Blerona Brao

Situata politike në Maqedoni është shumë e tensionuar. Ndoshta për momentin, kriza politike që ka kapluar vendin është më e madhja që nga periudha e pavarësisë së saj. Që nga “bomba” e parë e publikuar nga Zoran Zaev, në këtë shtet më asgjë nuk është si më parë. Këtu kishim edhe ngjarjen e Kumanovës e cila ka ngjallur shumë shqetësime në opinion dhe protestat e ndryshme nëpër rrugët e vendit. Portali Shprehja ka zhvilluar një bisedë me njohësin e mirë të rrethanave politike, Ramadan Ramadanin, për gjithë këtë situatë në të cilën ndodhet Maqedonia.

Intervistoi: Hamzi Ibrahimi

Portali Shprehja: Çka mendoni për gjendjen aktuale politike në Maqedoni?

Ramadan Ramadani: Maqedonia gjendet në krizën më të madhe politike prej pavarësimit e këtej. Në Maqedoni kanë mbetur vetëm institucione të partizuara dhe qytetarët tani shfaqin mosdurimin e kësaj situate dhe synojnë që të çlirojnë institucionet dhe shtetin ta kthejnë prapë tek qytetarët.

Portali Shprehja: Si ishin qasjet e dy partive politike, pra të LSDM-së dhe VMRO-së nga njëra anë si dhe qëndrimet e BDI-se dhe PDSH-se në këtë krizë politike?

Ramadan Ramadani: Fatkeqësisht dy partitë shqiptare kanë lëshuar rast të artë për faktorizimin më të madh të tyre që prej fillimit të kësaj krize, kur ata në vend se të jenë të pavarur dhe bile ndërmjetësues zgjodhën që tërë kohës vetëm të jenë në anën e Gruevskit dhe klikës së tij e cila është në krye të partisë që ka zaptuar institucionet.

Portali Shprehja: Si e arsyetoni tubimin gjithë popullor e organizuar nga VMRO-ja dhe çka mund të na thoni për moton Maqedonia e Fuqishme?

Ramadan Ramadani: Maqedonia e fuqishme është diçka që duhet bërë dhe jo vetëm thënë. Ai tubim ka problem esencial pasi DPMNE insiston se ndryshimi i pushtetit vjen vetëm me zgjedhje kurse i bashkëngjitet LSDM-së dhe qytetarëve në praktikim të demokracisë në rrugë. Poashtu ikonografia e parë në atë tubim dëshmon më së shumti se një Maqedoni e kryqit, dashurisë ndaj Rusisë dhe pa shqiptarë është një Maqedoni shumë e dobët.

Portali Shprehja: Mendoni se Maqedonia do të jetë e lire nëse realizohet qëllimi i LSDM-së?

Ramadan Ramadani: LSDM në këtë rast vetëm është artikulues i qëllimit të qytetarëve për çlirimin e institucioneve. Të kishte ajo vetëm qëllime politike do kërkonte vetëm zgjedhje apo ndryshim të qeverisë e jo edhe të prokurorit RTVM-së dhe kërkesat tjera që ka si platformë të përkohshme për çlirimin e shtetit nga Gruevski.

Portali Shprehja: A mendoni se është i qartë koncepti politik që e promovon Zoran Zaevi, dhe si mund të kontriboj për të mirën e shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë në Maqedoni?

Ramadan Ramadani: LSDM ende nuk është në pozicion që të ketë platformë të plotë politike, e aq më pak detaje konkrete rreth shumë çështjeve, kurse edhe pjesëmarrja individuale ose nëpërmjet shoqatave dhe partive e shqiptarëve në çlirimin e institucioneve nuk duhet parë as si bashkëngjitje LSDM-së e as si votim. Votimet henez do vijnë dhe në to shqiptarët do kenë kërkesat dhe artikuluesit e tyre politik.

Portali Shprehja: Si e shihni epilogun e kësaj gjendje?

Ramadan Ramadani: Mendoj se BE duhet dhe do ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate dhe të kryejnë punën e tyre sidomos pasi SHBA-të kryen tani gjysmën e punës duke hequr njërin prej dy kushërinjve që kishin zaptuar Maqedoninë; ish shefin e zbulimit, Mijallkov dhe tani BE duhet të kryejë hisen e saj të punës.

© Shprehja.com

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO