Intervistë me Shaha Hysenin, shkrimtaren nga Presheva

Bela: Zaev shqiptarët kurrë s’do ta harrojnë mashtrimin epokal që ua bëre
Eksperti zviceran: Kjo është zgjidhja më e mirë për Maqedoninë
Shtylla kryesore e jetës
“Flaka e janarit”, kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër

Shaha1Shaha Hyseni është një vajzë e thjeshtë si gjithë të tjerat. E lindur më datë 25.01.1994 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë. Vjen nga Lugina për të studiuar në Shkup ku dhe vijon studimet në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik. Ndërsa studion Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane. Me shkrime ka filluar që nga mosha 12 vjeçare dhe libri i saj i parë është ‘’Krahë të Bardhë’’ ku në këtë libër ka përmbledhur poezi dhe prozë.

Intervistoi: Hamzi Ibrahimi

Portali Shprehja: Nga ju lindi dëshira për të shkruar?

Shaha Hyseni: Gjithçka çka nuk kam mundur ta them me fjalë, në të folur, mënyra për të zbrazur shpirtin ka rezultuar nëpërmjet shkronjave, pra fjalët e nxjerur nga zemra të përkthyera në gjuhë të lapsit. Me shkrime jam lidhur që në moshë të re, por vala e tyre ka marrë hov në tri vitet e fundit. Dëshira për të shkruar është rritur edhe më shumë kur kam vërejtur se më ndihmon të nxjerri të gjitha ato fjalë për të cilat se kam pasur idenë se jetojnë tek unë. Mendoj se të shkruarit nuk është dëshirë, është dhunti dhe para se gjithash zbrazje shpirtërore në konceptin tim.

Portali Shprehja: Disa fjalë për Librin ‘’Krahë të Bardhë’’ që do ta promovoni në Librarin e Çarshisë?

Shaha Hyseni: ‘’Krahë të Bardhë’’ është libri im i parë. Në të kam të për mbledhur poezi dhe prozë. Të përshkruaj librin tim ndoshta është paksa e vështirë, por gjithsesi disa fjalë duhen thënë. ‘’Krahë të Bardhë’’ është libër i s‘tërngarkuar me sinqeritet, gëzime, vuajtje dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ngjarje i kam kaluar për gjatë këtyre viteve. Asnjëra prej tyre nuk është fantazi, të gjitha janë të ndërlidhura dhe të preokupuara nga gjërat dhe njerëzit që më kanë rrethuar. Tek ‘’Krahë të Bardhë’’ shpalos dëshirën për me fluturu, dëshirën e madhe, dhe kërkimin e së Bardhës sime të preferuar përmes së cilës e përshkruaj çdo shpirt të mirë. Ky libër përmban shpirtin tim prej kadifeje, për të cilin lexuesit do të zbulojnë veçantinë e kësaj ngjyre. Në këtë libër shpaloset edhe dashuria për Zotin, por që lexohet në mes rreshtave.

Portali Shprehja: Sa kohë i’a kushtoni shkrimit?

Shaha Hyseni: Duhet thënë se inspirimi më i mirë vjen kur provimet janë mbi kokat tona. Nuk kam kohë të caktuar që ulem dhe shkruaj, vetëm se duhet shkruar diçka. Atë herë kur troket inspirimi, atëherë dhe i hapë dyert e shkronjave për të shkruar.

Portali Shprehja: Me kë konsultoheni zakonisht për shkrimet e juaja?

Shaha Hyseni: Pjesën më të madhe për shkrimet e mia jam konsultuar vetëm me një njeri, po për shkak modestisë së atij, nuk mundem ti përmendi emrin, por e falënderojë shumë, njeri i cili ka bërë shumë për këtë libër. Pastaj shoqëria kanë qenë gjithnjë në gatishmëri me i ndëgju shkrimet e mia. Por konsultim imë i madh kisha thënë ka qenë për librin me Arsim Jonuzin, ai ka bërë lektorimin dhe redaktimin e poezive dhe prozave.

Portali Shprehja: Cilin nga shkrimtaret e merrni si shembull për ta ndjekur ne krijimtarinë tuaj?

Shaha Hyseni: Besoj se një ndër shkrimtarët që e admiroj prej atyre Shqiptar është dhe mbetet Fatmir Muja ,por ka edhe shkrimtarë të tjerë që i kam qejf shumë si shkrimtarët e Lindjes së Mesme ( Nizar Qabani, Nizami, Fariba etj)

Portali Shprehja: Nga kush patët përkrahje për botimin e këtij libri?

Shaha Hyseni: Për këtë pyetje do përgjigjem kështu. Falënderimi i takon Zotit fuqi plotë që së pari më ka dhënë frymëzim për të shkruar, pastaj prapë falënderoj Zotin që i ka pajis disa njerëz me zemra të mira, qëllime të pastërta, njerëz që nuk hezitojnë të bëjnë mirë. Njëri ndër ata njerëz është Arsim Jonuzi, i cili pa hezitim është kujdesur për çdo poezi, të cilin e falënderojë shumë. Pastaj për kopertinën është kujdesur Naser Fera dhe shtypin dhe përgatitjen kompjuterike e bën shtypshkronja ‘’Focus Print ‘’. Ndihma e këtyre njerëzve ka bërë që ‘’ Krahë të Bardhë’’ të dale në dritë. Zoti i bekoftë.

Portali Shprehja: Cilat janë synimet e juaja në të ardhmen?

Shaha Hyseni: Besoj se do vazhdojë të shkruaj ende, sa i për ketë çështjes së shkrimeve. Kurse karriera ime ndërtohet në baza të edukimit për të cilën jam në vazhdimësi, sepse edukimi është proces i pa ndalur. Do citoj një nga fjalët e Arsimit që më ka mbetur në mendje dhe që e për shkruan pak a shumë personalitetin tim duke u ndërlidhur me pyetjen : ‘’Nëse nuk do të mundem të bëhem poet, të paktën do të bëhem njeri i mirë. E nëse do të bëhem njeri i mirë, do të mundohem të bëhem edhe poet’’.

©Portali SHPREHJA.COM 2015

 

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO