Ironia e Edi Ramës pas fitores bindëse

Ironia e Edi Ramës pas fitores bindëse

Vizita në Ballkan,Mogerini në Shkup takon Ivanovin dhe liderët politikë
VV në Këshillin e Internacionales Socialiste (FOTO)
Lajm i keq për duhanpirësit, ky është çmimi i ri i cigareve
Maqedoni, rekomandime për vozitës të rinj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes Facebookut pas numërimit të më shumë se 60 për qind të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Rama është gati që në këto zgjedhje të marrë shumicën parlamentare, ndërsa vazhdon të deklarojë se “po e merr timonin e Shqipërisë”.

Tani ai në Facebook ka shkruar të njëjtën gjë duke thënë se në moshën 53-vjeçare po bëhet shofer, për të drejtuar Shqipërinë.

“14 vjeç, u bë basketbollist.

22 vjeç, u bë piktor.

34 vjeç, u bë ministër.

36 vjeç, u bë kryetar bashkie.

41 vjeç, u bë kryetar partie.

49 vjeç, u bë kryeministër.

53 vjeç, u bë shofer”, thuhet në fotografinë që ka postuar ai në rrjetin social.

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.