Ish-kryetari i një komune në Maqedoni pritet të përfundoj në burg

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni pritet të përfundoj në burg

Zaev në mars rikonstruon Qeverinë, ja kush shkon e kush vjen?!
Kur pritet të mbarojnë negociatat? Ja deklarata e Zaevit
Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa fiton Komunën e Zhelinës
E marrin peng dhe e dërgojnë në Vodno, dramë e vërtetë në Shkup

Policia e Kumanovës deri në Prokurorinë publike ka dorëzuar padi penale kundër ish kreut të komunës së Kriva Pallankës Arsenco Aleksovski dhe kundër ish drejtorit të shkollës së mesme Gjorce Petrov për keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe falsifikim të dokumentacioneve, përcjell Almakos.

“Të dy të dyshurit në periudhën nga qershori 2009 deri në maj 2013 dy herë kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtar. Në atë periudhë si kryetar i komunës së Kriva Pallankës duke vepruar kundër vendimeve të qeverisë lidhur me projektin e ndërtimit të 35 sallave sportive në listë kanë vendosur dhe komunën e tyre për ndërtimin e një salle në pronë të komunës dhe shfrytëzim të shkollës së mesme”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga MPB.

Sipas policisë, më 29 maj 2009, ata hartuan dhe nënshkruan një dokument të falsifikuar, marrëveshje për investime në ndërtimin e sallës sportive “Petar Pop Arsov” me Agjensinë për Rini dhe Sport si sponsor i projektit. Sipas kontratës në nenin 7, paragrafi 1, ka deklaruar se salla sportive thuhet se do të ndërtohet në oborrin e “Gjorçe Petrov” nga Kriva Pallankë, në të cilën tashmë ka pasur të ndëruar sallë sportive.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes së përfunduar, Komuna e Kriva Pallankës është zotuar që të përgatisë terrenin dhe të sigurojë rrugë të arritshme për fillimin e ndërtimit. Këto dispozita të marrëveshjes nuk u përmbushën fare, por sipas MPB-së, AA-janënshkroi një vendim për ndërtimin e një sallë sportive në një vend tjetër, në një parcelë në pronësi të Komunës dhe një pjesën= në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe pa konvertimin paraprak të tokës nga toka bujqësore në ndërtim.

Përveç kësaj, sipas policisë, ata deklaruan se ishte gjoja i kompletuar, edhe pse nuk ishin kryer punimet ndërtimore, rikonstruksion, hapësirë ​​parkimi, rrugë në përputhje me lejen e ndërtimit, siç është shënuar në procesverbalin për ekzekutimin e inspektimit të ndërtimit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.