Itali, shqiptari vret me thikë ish-bashkëshorten hungareze për xhelozi (FOTO)

Itali, shqiptari vret me thikë ish-bashkëshorten hungareze për xhelozi (FOTO)

FOTO/ Sulm me thikë në Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur
Parlamenti i Kosoves për herë të Parë me dy deputete me shami (FOTO)
CNN: Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017
Nipi i Enver Hoxhës dënohet me 10 vite burg, bashkëshortja feston (FOTO)

Një shqiptar ka goditur për vdekje me thikë ish-bashkëshorten e tij hungareze në Itali. Ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit të krimit, në Casale Monferrato, në provincën e Alesandrias. Viktima është identifikuar si Elena Saprodi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 49-vjeçar, i quajtur Kujtim Hasanaj e ka qëlluar me thikë ish-gruan në shtëpinë e kësaj të fundit pas një konflikti të ashpër mes të dyve.

Mësohet se grindja mes shqiptarit dhe hungarezes, ka ndodhur për një tradhti të mundshme të gruas dhe për një çështje parash. Policia ka arrestuar autorin, i cili para hetuesve ka pranuar se e ka vrarë ish-gruan për arsye xhelozie.
Krimi ka ndodhur në shtëpinë e Hasanajt, që ndodhet jo shumë larg ndërtesës së Mbrojtjes Civile, ku ishte duke u zhvilluar një kurs i zakonshëm për forcat zjarrfikëse. Kanë qenë këta të fundit, ata që pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas, kanë dhënë alarmin, duke njoftuar karabinierët.

Policia ka mbërritur menjëherë në apartament dhe kanë gjetur në brendësi shqiptarin, i cili mbante akoma në duar thikën e kuzhinës me të cilën kishte qëlluar ish-bashkëshorten.

Sipas policisë italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe në momentin e mbërritjes së tyre në vendin e ngjarjes 49-vjeçari mbante ende në dorë armën e krimit.

Mediat shkruajnë se Hasanaj nuk u përpoq as të largohej dhe as t’i shpëtonte mbërritjes së karabinierëve, por qëndronte i ulur pranë trupit të pajetë të Elenës.

Viktima, Elena Seprodi

Çifti, i cili kishte një djalë, ishte ndarë para disa kohësh, ndërsa mësohet se grindeshin shpesh për çështje parash apo ngjarje të kaluara, që lidhen me çështje tradhtie, raportojnë mediat lokale.

15 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)