Ja çfarë pritet të ndodhë me personat që tentuan ta vrasin Ziadin Selën

Ja çfarë pritet të ndodhë me personat që tentuan ta vrasin Ziadin Selën

Tetova me rekord, lindin 3 fëmijë natën e Vitit të ri
Një këmbësor dhe dy shoferë të lënduar rëndë në Shkup
Ky është betimi që duhet ta bëjnë deputetët (DOKUMEMT)
Në vend të punësimeve të reja largohen 11 gazetarë shqiptarë nga TVM2

Me 26 janar fillon gjykimi për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill 2017, bën të ditur “Makfaks”, njofton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, NikollçeDimitrievski, Aleksaner Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavllevski –Korba, Kire Gjorgievski dhe babai i tij.

Në maj të vitit 2017 për sulmin ndaj Selës së pari u arrestuan Kire Gjorgievski dhe babai i tij për të cilët Prokuroria konfirmoi se në sallën 3, ku është mbajtur konferenca për shtyp të dy së bashku fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë tërhequr zvarrë Ziadin Selën.

Deputeti, Ziadin Sela pas sulmit mori lëndime të rënda dhe u shtrua në spital. Një pjesë të të dyshuarve të atëhershëm Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i kërkonte përmes fotografive të publikuara. Gjykata për herë të tretë e ka vazhduar paraburgimin. Për këtë lëndë përgjegjëse për gjykim është gjykatësja Sllavica Andreevska.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.