Ja cilët ish-funksionarë do e hanë “jeshil” nga 1.000 € duke ndenjur në shtëpi (Dokumente)

Ja cilët ish-funksionarë do e hanë “jeshil” nga 1.000 € duke ndenjur në shtëpi (Dokumente)

Pamje të rralla nga brutaliteti policor para 20 viteve në Gostivar (Video)
Osmani: Jam për koalicionin LDK-VV, pa kushte për kryeministër
Kasami njofton për ndryshimin e zyrave të Lëvizjes Besa në Shkup, ja adresa e re!
Prokuroria, padi ndaj 5 ish-kryetarëve të komunave

Harxhimet e deputetëve i kushtojnë buxhetit të shtetit me këtë edhe qytetarëve të Maqedonisë. Krahas rrogën neto e cila kap vlerën prej 1.335 euro për muaj, kompensimet për shpenzimet e rrugës dhe pjesëmarrjes në komisione të parlamentit, nga buxheti i Maqedonisë i cili është pothuajse i shterrur, për deputetët do të shfrytëzohen edhe të ardhura për apanazh, shkruan Portalb.mk.

Nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan gjithsej 38 kërkesa për apanazh, respektivisht kompensim mujor në vlerë të njëjtë të rrogës neto të deputetëve nga përbërja e kaluar parlamentare.

Sipas ndryshimeve të fundit në ligjin për rrogë dhe kompensime të tjera të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe ndryshime në ligjin për deputetë nga korriku i 2014-s, deputetët dhe funksionerët e tjerë s’do të kenë mundësi të shfrytëzojnë apanazh një vit sikurse më herët, por në bazë të kohëzgjatjes së mandatit të tyre prej deputeti.

Ligji për rroga dhe kompensime të deputetëve në Kuvend dhe personave të tjerë të përzgjedhur parasheh që deputeti të mund të marrë rrogë edhe pas ndërprerjes së mandatit për edhe një vjet, Në pajtueshmëri me ligjin për rroga dhe kompensime, për ata që kanë qenë deputetë deri në 6 muaj do të ketë kompensim vetëm për 3 muaj, për një funksion prej 12 muaj – 6 muaj apanazh, deri në 24 muaj mandat – 9 muaj apanazh, ndërkaq për ata që kanë qenë mbi 2 vjet do të marrin rrogë deputeti edhe 1 vit.

apanazhi1

Por, varësisht mandatit, në praktikën e Maqedonisë apanazha përfshinë dy grupe të deputetëve. Grupi i parë përfshinë 34 deputetë të cilëve mandati u ka zgjatur 30 muaj e 20 ditë  (10.05.2014- 30.12.2016). Grupit të dytë të deputetëve mandati u ka zgjatur 28 muaj e 28 ditë (02.07.2014 deri 30.12.2016) dhe përfshinë 4 deputetë.

Apanazh11

Siç mund të vërehet, për ish deputetët si: Lidija Dimova, Aleksandar Nikollovski, Vasko Naumovski, Svetllana Karapetrova,Qenan Hasipi, Pançe Orcev, Gjoko Kamçev, Marjano Kollevski, Zulfi Adili, Due Kukovski, Orhan Ibrahimi, Gazmend Aliji, Ernad Fejzulla, Bekim Fazliu, Imer Aliu, Marjan Daskallovski, Bllagoja Stojanovski, Pavlle Trajanov, Lubisha Nikoliq, Selvie Saliu, Nora Aliti, Ramiz Merko, Mirvan Xhemaili, Rafiz Aliti, Vjollca Nuredini, Mile Andonov, Avdija Peliç, Roza Karevska, Sollza Grçeva, Liljana Popovska, Hazbi Lika, Risto Mançev, Fatmir Imerovski, Sllave Goshev dhe Pavlle Sazdov, të cilëve mandati u ka zgjatur 30 muaj e 10 ditë, të njëjtët apanazh do të marrin për edhe 15 muaj e 10 ditë, duke siguruar në buxhetin e tyre personal rreth 20.470 euro.

Nga këto, vetëm Ramiz Merko dhe Hazbi Lika nuk kanë të drejtë të marrin apanazh ngaqë ata tashmë janë emëruar në pozita tjera shtetërore.

Meqë 1 deputet për 15 muaj e 10 ditë do të merr apanazh rreth 20.470 euro, nga buxheti i Maqedonisë për 32 deputetë do të tërhiqen rreth 655 mijë e 40 euro.

Ndërsa në grupin e dytë të deputetëve të cilëve mandati u ka zgjatur 28 muaj e 28 ditë, ku për 14 muaj e 14 ditë do të kompensohet apanazh, të njëjtë në konton e tyre personale do të sigurojnë rreth 19.313€.

Për katër deputetët si Marija Angellova, Gjorgji Kaxhabashiev, Alim Bilalli dhe Svetllana Jakimovska, buxheti i Maqedonisë do të ulet për 77.252 euro.

Në total, për ish-deputetët e Kuvendit të Maqedonisë buxheti shtetëror do të ulet për 732.292 euro.

BUXHETIN E MAQEDONISË E DËRGOI NË MINUS EDHE “PAPUNËSIA” TREMUJORE E DEPUTËVE TË PËRBËRJES SË RE KUVENDORE

Apanazha nuk është zvogëlimi i vetëm i buxhetit të Maqedonisë nga deputetët. Krahas deputetëve të përbërjes së kaluar, në Maqedoni është shpenzuar edhe për papunësinë e deputetëve të përbërjes së re.

Deri në muajin shkurt papunësia e deputetëve qytetarët e Maqedonisë i dëmtoi për 320.420 euro, kurse duke pasur parasysh se ata iu kthyen punës në fund të muajit mars, i bie që buxheti i shtetëror i Maqedonisë të jetë ulur për 480. 600 euro.

paaaa

Kjo ka ndodhur ngaqë ka pasur afër tre muaj që kur deputetët e ri të Parlamentit të Maqedonisë morën mandatet e verifikuara dhe po aq kohë që ata nuk kryen detyrën prej deputeti ngaqë nuk kishim kryesim të seancës parlamentare, shkaku i krizës politike në vend.

Tërë kjo bëri që deputetët të qëndrojnë në shtëpi por njëkohësisht të marrin pagë edhe pse punë nuk bënë. /Portalb

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.