Ja çka u fol në takimin e liderëve shqiptarë

Ja çka u fol në takimin e liderëve shqiptarë

Vjen reagimi i Donald Trump pas sulmit në Manchester
Emrat e deputetëve të Parlamentit të ri të Shqipërisë
Komandant ‘Arusha’ nuk është vrarë, por ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër!
Tronditet Maqedonia, dy persona janë gjetur të vdekur, shkaqet misterioze

Krerët e partive shqiptare në Maqedoni u takuan me nismën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në këtë takim mungoi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa PDSH e përfaqësoi Luan Tresi, shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare ku janë vlerësuar punët e deritanishme.

“Vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të parive politike me çka një pjesë e tyre përcaktimeve, tanimë një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t’u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime e rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur takime në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti nënvizoi se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive, ndërsa shprehu brengosje për mospraninë e Lëvizjes BESA.

Përveç Ahmetit në takim ishte deputeti Artan Grubi, nënkryetarët Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, nga LR-PDSH Ziadin Sela dhe Arben Taravari, nga PDSH ishte Luan Tresi si dhe Vesel Memedi i RDK-së dhe Gëzim Ostreni nga Uniteti. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.