“Ja pse e zgjodha LR-PDSH”

“Ja pse e zgjodha LR-PDSH”

Në gjendje të alkoolizuar në Tetovë shkaktojnë kaos në lokal, sulmojnë mysafirët, pronarin dhe policët
Destabilitet në Komunën e Tiranës, pas rezultateve zgjedhore ?!
Këto janë disa nga shtëpitë dhe banesat e Llatasit, Specialja urdhëroi ngrirjen e pasurisë (FOTO)
Maqedoni-Shqipëri, mbledhje e përbashkët në vjeshtë (VIDEO)

Shkruan Besir Saiti/
Libri “SHKUPI” nga autori Kim Mehmeti, i botuar më 2013-të, në bashkëorganizim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Logos A. Ndonëse, një vepër e duhur për zhvillimin e shpirtit të qytetit tonë. Por, VV është perceptim që të pakten kam krijuar për Lëvizjen Besa, nga nji mori e aktivitetesh konferenca, debate, promovime librash.. ku realizoheshin nën kujdesin e bordit Logos A, Qendra për Demokraci dhe Zhvillim, Qendra e Civilizimit Islam.. zhgënjimi vjen kur e gjithë kjo “çadër” qendra, shoqata, televizion.. vihen në shërbim të njëanshem “partisë” në këtë rast Lëvizjes Besa. Dhe i bie se, që nga aktivitetet e para te saj Levizja Besa nuk është vetevendosëse, prandaj e hiq më pak simotër e Lëvizjes Vetëvendosje!

Pse zgjodha LR-PDSH?

Një subjekt i dëshmuar për vetëdije të lart politike, subjek me ideologji bazament kombëtare, dhe normal më shumë liri të shprehjes që mbretëron brenda saj.Ndërkaq, zhvillimi i simbolit të qendresës kombëtare Ziadin Selës nga kryetar komune i ballafaquar me obstruksione nga ana e pushtetit ekzekutiv, guximshmëria e tij për reforma brenda partisë, pastaj sulmet e neveritshme për njëllosje të imazhit tij, propaganda aspak etike nga “kazani” i portaleve, mediumit “nishan” të afërta me Lëvizjen Besa, sikur nuk mjaftuan as këto filloj projekti i ” bullshitit” pra, Këshilli Mbipartiak nga Kim Mehmetit. Në çdo mundësi të mundshme vetëm e vetëm për të rrjep lëkuren e Ziadin Selës. Zgjedhjet parlamentare, ku LR-PDSH me buxhet financiar pothuajse aq sa PPD-ja, arriti të marr votën e popullit. Pra, me përpjekje njerëzore arrin ndihma hyjnore. Ftyra e përgjakun e Ziadin Selës, është po ajo e ftyrë e Ukshin Hotit. Shoqëria, qytetaria dhe shqiptaria jonë nuk është me fat, por e bekuar që ende frymon në mesin tonë Ziadin Sela.Ndihem i nderuar që do jap kontributin maksimal në LR-PDSH!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.