Ja pse keni Wi-Fi të ngadalshëm në shtëpi

Ja pse keni Wi-Fi të ngadalshëm në shtëpi

Tani Google ju tregon Kiblën (Foto, app)
Google largon 36 aplikacione të rreme në ‘Android’
Diplomon pas 13 vjetëve Mark Zuckerberg (Foto)
Ummah, bashkon muslimanët në një aplikacion

Të jesh pjesë e një shoqërie që varet direkt nga qasja në internet dihet se routeri i wireless-it luan një rol të madh në shpejtësinë e qasjes në internet.

Thjesht, kur kemi internet të ngadalshëm vetëm sa nuk e thyejmë për tokë laptopin ose celularin.

Kështu, këto janë katër arsyet pse keni WiFi të dobët:

1. Router të rrejshëm

Sigurohuni që routeri juaj të ketë shpejtësinë ashtu siç i shkruan në letër, për shkak se jo gjithmonë routerët e përcjellin shpejtësinë e internetit ashtu siç shkruan në letër. Shpejtësia varet edhe nga mjedisi ku ndodhet routeri, gjithashtu. Por, keni kujdes kur bleni router, disa mund ta kenë edhe markën e rrejshme.

2. Kongjestion të sinjalit

Mendojeni sikur trafikun – ju keni pajisje si kompjuter, celularë, tabletë, që të gjithë duke e përdorur të njëjtin sinjal. Është normale që sinjali të rëndohet në këto raste, transmeton GazetaExpress.

3. Vendosja në vend të gabuar

Routerët e WiFi-së dërgojnë sinjal në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Mbajeni routerin sa më në mes të shtëpisë që të jetë e mundur, aty do të shpërndajë sinjalin më të mirë.

4. Keni router më të vjetër se dy vjet

Edhe routerët plaken, njësoj si njerëzit. Nëse është më i vjetër se dy vite, atëherë është koha që ta ndërroni nëse ai po ju lëshon internet të dobët.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.