JA RISIA E RADHËS QË VJEN NGA WHATSAPP

JA RISIA E RADHËS QË VJEN NGA WHATSAPP

Zbulohet sa do të kushtojë iPhone 8
Samsung Galaxy S8 vjen më 29 mars, ulet çmimi i S7 Edge
A e dini se pse është kjo vrimë e vogël në telefonin tuaj, ja misteri i saj
Telefonat do të mbushen për 5 minuta, prej vitit të ardhshëm

“WhatsApp”, platforma për mesazhe në pronësi të “Facebook” që përdoret nga më shumë se 1 miliardë përdorues në gjithë botën, është duke testuar një sistem i cili do t’i lejojë bizneset të bisedojnë direkt me përdoruesit e WhatsApp për herë të parë, informon Reuters.

Testet, që janë duke u kryer në bashkëpunim me disa kompani, janë një sinjal i rëndësishëm se si platforma mw e madhe e komunikimit do të bëjë para nga shërbimi i tij për mesazhe.

WhatsApp nuk ka krijuar model biznesi që prej tre vjetësh që kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë.


Fillimisht ishte thjesht një aplikacion komunikimi me të shkruar, dhe së fundmi është kthyer pothuajse në një rrjet social. Pas muajsh thashethemesh e raportimesh, WhatsApp më në fund ka lançuar përditësimin e ngjashëm me rrjetet e tjera sociale “Status”.

Nëpërmjet këtij opsioni ju i tregoni miqve tuaj se ku ndodheni madje duke postuar bashkë me të dhe një foto. Në ndryshim nga Snapchat dhe Instagram fotot dhe videot që publikoni në WhatsApp i shohin vetëm kontaktet tuaja dhe këto postime do të fshihen brenda 24 orëve.

Mirëpo përdoruesit e këtij programi nuk e pëlqejnë këtë përditësim, pasi nëse prindërit nuk i kishin në rrjetet sociale si Snapchat apo Instagram, në WhatsApp sigurisht që i kanë, dhe ata do mund të shohin se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre. Gjithashtu u duket si një kopje e rrjeteve të tjera sociale.

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.