Ja sa ka kushtuar shkarkimi i Zvërlevskit

Ja sa ka kushtuar shkarkimi i Zvërlevskit

Llatas paraqitet në Prokurorinë Themelore
Shqiptari do të jetë nënkryetar i LSDM-së
Zeka: Një ministër i Kosovës ia ka blerë dashnores një dhuratë të 8,000 eurove
FOCIC reagon ndaj spekulimeve të Sadri Ramabajës

Në konferencën e sotme për shtyp, Petre Shilegov, nga LSDM tha se shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvëlekvski nënkupton fillimin e reformave në gjyqësi, reforma të cilat do të sjellin drejtësi për të gjithë dhe nga shumica parlamentare konsiderohen si hap i parë drejt krijimit të sistemit të ri të drejtësisë.

‘Në zgjedhjet e fundit, Maqedonia votoi për ndryshime, drejtësi dhe barazi. Ata ndryshim po ndodhin, edhe pse udhëheqësia e VMRO-së po mundohet t’i pengojë që të mos përgjigjen për kriminelin e kryer gjatë qeverisjes së tyre. Në Maqedoni fillon procesi i kthimit të drejtësisë dhe përgjegjësisë për çdo vepër të bërë’, tha Shilegov.

Sa i përhet çështjes së zgjedhjes së Prokurorit të ri, Shilegov shprehu skepticizmin e tij se prokurori mund të zgjidhet para zgjedhjeve lokale. Në ndërkohë Këshilli i prokurorëve publik duhet të caktojë zëvendës deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, por Shilegov nuk dha informatë shtesë se kush mund të jetë ai person.

Shkarkimi i Zvërlevskit e ka kushtuar shtetin rreth 240 mijë euro, pa shpenzimet e udhëtimit për deputetët, që nënkupton 20 mijë euro për secilin vazhdim të kësaj seance.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.