Ja sa marrin rroga  udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së

Ja sa marrin rroga udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së

Kryeministri Zev në takim me delegacionin e BFI: Qeveria do të krijojë shoqëri në të cilën do të respektohen diversitetet
Maqedoni, pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stash”
Porosia e vajzës 7 vjeçare të Val Zekajt: “Babi pse brengosesh, kur unë jam krenare…”
Thikë shoqes së klasës, si nisi sherri mes nxënësve brenda orës së mësimit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka pagë mujore prej 78.791 denarë, ndërkaq zëvendësi i saj, Bekim Maksuti 64.844 denarë. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Ministria e Mbrojtjes, për siç thonë ata, transparencës dhe llogaridhënies përpara qytetarëve të Maqedonisë se ku shkojnë paratë e tyre, njofton Portalb.mk.

Pos Shekerinskës dhe Maksutit, Ministria e Mbrojtjes i ka publikuar edhe rrogat e sekretarit shtetëror, Dragan Nikoliq (59.274 denarë), gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Metodija Veliçkovski (76.372 denarë), zëvendësit të tij, Muhamed Racaj (66.250 denarë), drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm, Dimçe Petrovski (66.250 denarë) dhe dekanit të Akademisë Ushtarake, Orce Popovski (61.896 denarë).

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, ministrja Shekerinska, tha se përveç të dhënave për rrogën, Ministria e Mbrojtjes i publikon edhe disa dokumente tjera, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.