Ja sa paguhen këshilltarët e Zaevit, mes tyre Ramadani dhe Bilalli

Ja sa paguhen këshilltarët e Zaevit, mes tyre Ramadani dhe Bilalli

Ky është kandidati i BDI-së për komunën e Tearcës (Foto)
“Kandidoj për kryetar të partisë nëse…”
Vlon nga policia në Tetovë, po sigurohet selia e Lëvizjes Besa dhe ordinanca e Nexhbedin Kahremanit (Foto)
Tronditet Zvicrra, shtetasi nga Maqedonia vret gruan, kamerat incizojnë rastin

Kryeministri Zoran Zaev ka përcaktuar honoraret për këshilltarët e tij. Shuma e pagesë së tyre varion, por dallon nga ajo sa kishte paguar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, informon INA.

Sipas informacioneve të Qeverisë për katër këshilltarë do të harxhohen mbi 3 mijë euro. Më i paguar është këshilltari nga Serbia, Zoran Bashanoviq, që është bashkëpunëtor i jashtëm. Për të është përcaktuar honorar me vlerë prej 90 mijë denarëve apo 1500 euro.

Këshilltarët e tjerë, ku mes tyre janë edhe ish-deputetët dhe opinionistët Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli. Ata paguhen me nga 40 mijë denarë apo mbi 650 euro. Ramadani dhe Bilalli janë këshilltarë për këshilla dhe analiza për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe prioritetet e integrimit euroatlantik.

Këshilltari i katërt është Mitko Andreevski, që do të jetë i angazhuar për përpilimin e elaborative në fushën e energjetikës.

Përveç kësaj, Zaev ka emëruar edhe tetë këshilltarë të tjerë, që e këshillojnë për çështje që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme.

Por vlen të theksohet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski një këshilltar të jashtëm e ka paguar deri në 3 mijë euro. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.