Ja sekretaret shtetëror te BDI, drejtorët caktohen javën e ardhshme

Ja sekretaret shtetëror te BDI, drejtorët caktohen javën e ardhshme

Zaev futet në kabinetin qeveritarë, kërkesa e tij e parë është paksa e çuditshme
Aksident trafiku në rrugën Kumanovë- Kriva Pallankë, humb jetën 26-vjeçari
Xhirim i ri nga Lagja e Trimave në Kumanovë: Polici maqedonas i shanë nënën shqiptarit të arrestuar (Video)
VIDEO | Kështu duken gabimet e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2016

Drejtorët e drejtorive që janë nën ombrellën e Qeverisë dhe ministrive ende as nuk janë hapur nga grupet e punës të partive politike, thonë burime brenda LR-PDSH-së për televizionin Shenja. Andaj çdo informatë që këto ditë ka qarkulluar nëpër portale dhe media të tjera për drejtoritë që ju kanë takuar partive shqiptare hidhet si e pavërtetë. Kështu ndarja e drejtorive që do t’i takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, sipas këtyre të fundit nuk pritet të precizohet gjatë kësaj jave dhe kjo temë ngelet për tu biseduar javën e ardhëshme. E vetmja temë që mund të zgjidhet këtë fundjavë sipas burimeve të tjera brenda Qeverisë, është shkarkimi i drejtorëve të drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim dhe byrosë për siguri publike, Vlladimir Atanasovski i cili erdhi në vend të Sasho Mijallkovit dhe Mitko Çavkov. Ky i fundit ka kërkuar që të pensionohet ndërsa një komision i ngritur në MPB e akuzon atë si fajtorë që ka lejuar dhunën në Kuvend më 27 prill. Shkarkimi i tyre u hap për debat në mbledhjen e fundit të Qeverisë, por siç njoftoi dje edhe kryeministri Zoran Zaev, ende janë duke u zhvilluar konsultime për zëvendësuesit e tyre. Zaev tha se insiston që në këto drejtori të zgjidhen të punësuar të brendshëm, profesionist dhe jo funksionar partiak. Në mbledhjen e ardhëshme të Qeverisë, bashkë me dy drejtorët pritet që ekzekutivi tu jep dritë jeshile edhe sekretarëve shtetëror për të cilët dje është arritur marrëveshje përfundimtare mes partive. BDI në këtë eshalon ka fituar një zëvendës sekretar të Qeverisë dhe katër sekretar shtetëror edhe atë:
BDI – Sekretar shtetëror

1. Sekretariatin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve,

2. Sekretar shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë,

3. Sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës

4. Sekretar shtetëror në Ministrinë e bujqësisë

Ndërkaq Aleanca për shqiptarët sipas burimeve jozyrtare do të merr një zëvendës sekretar të Qeverisë, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë. Partitë ende nuk kanë publikuar zyrtarisht emrat e funksionarëve që do të bartin postin e sekretarëve shtetëror në ministritë përkatëse./SHENJA/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.