Ja si u planifikua vrasja e Bojkut në Strugë (Foto)

Ja si u planifikua vrasja e Bojkut në Strugë (Foto)

Komandant Hoxha ka një porosi për Zoran Zaevin. Ja çka thotë!
Aksidentohet rëndë familja nga Maqedonia
Rritet numri i pacientëve për shkak të temperaturave
Bozhinovski: Zbulohen detaje shqetësuese për rastin “Monstra”, ja kush e kreu masakrën?! (FOTO)

Gazeta “Nova Makedonija“, pretendon se në organizim, planifikim dhe realizim të ekzekutimit të Bojkut kanë marrë pjesë së paku pesë persona. Është vërtetuar se vrasësi i Bojkut shkonte në restorantin e tij disa ditë para vrasjes dhe porosiste pije.

Pas vrasjes misterioz të Dilaver Bojkut i njohur me nofkën Leka, nga Struga, mediat kanë filluar të konstruktojnë skenarë të ndyrshëm që mund të shpeijnë në pista nga më të ndryshme për motivet dhe shkaqet e kësaj vrasjeje. Kështu, duke u thirrur në burimet e veta, gazeta “Nova Makedonija” e Shkupit shkruan se ekzekutimi i Bojkut ishte planifikuar gjatë dhe në mënyrë shumë precize.

Ekzistojnë indikacionet se së paku pesë persona kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes, ndërsa njëri ishte ekzekutuesi direkt. Besohet se është planifikuar që likuidimi i Bojkut të kryhet pikërisht ditën kur nga aeroporti i Ohrit duhej të fluturonte aeroplani për një shtet të huaj, ndërsa koha e likuidimit ishte planifikuar për momentet e fundit para fluturimit të aeroplanit.

Është kujdesur mirë për identitetin e ekzekutuesit dhe për dokumentet e tij “origjinale” të udhëtimit, ndërsa bileta e aeroplanit nuk ishte blerë ditën e krimit, por shumë më herët. Është vërtetuar se vrasësi i Bojkut shkonte në restorantin e tij disa ditë para vrasjes dhe porosiste pije, dhe kur e pinte, pa komunikuar me askënd, largohej nga lokali.

Të hënën kritike, vrasësi kishte shkuar në “Aqua Blue”, ishte ulur në tryezë, dhe kur e kishte pirë pijen e zakonshme kishte paguar dhe kishte shkuar në tualet. Pas kthimit nga WC, rreth orës 16:15, ishte afruar qetë në tavolinë ku ishte Dilaver Bojku, e kishte nxjerrë revolen dhe i kishte shkrepur një plumb pikërisht mbi vesh. E shtëna ishte vdekjeprurëse.
Pas krimit, vrasësi filloi të ikte në drejtim të stadiumit Karaorman, dhe kur vërejti se dy nga mysafirët po e ndjekin, u kthye dhe i shkrepi dy plumba në drejtim të tyre, dhe ata u tërhoqën. Më pas vrasësi e mori motorin, e vendosi helmëtin e errët në kokë, dhe kur u bind se askush nuk po e ndjekë, me motor u kthye kah kafeneja “Aqua Blue”.

Aty nuk ndal, por e vazhdoi rrugën kah hoteli Mirazh, në largësi rreth 200 metra nga vendi i krimit, në drejtim të Ohrit. Aty e priste kamioneti “Mercedes”, në rimorkion e të cilit, si nëpër filma, hipi pa zbritur nga motori. Kështu u transportua në aeroportin e Ohrit , ku në orën 16:35 e vërtetoi biletën në shallterin për fluturim në Bazel.

Në dhomën e pritjes për fluturim ka hyrë në orën 17:15, edhe pse aeroplani fluturonte në orën 18:30. Supozohet se njerëzit të cilët i kishin organizuar ardhjen në Strugë, i kishin siguruar edhe strehim të sigurt në Zvicër, ku tani i janë humbur të gjitha gjurmët. Burimi, në të cilin thirret “Nova Makedonija“, pretendon se në organizim, planifikim dhe realizim të ekzekutimit të Bojkut kanë marrë pjesë së paku pesë persona.

Ata e kishin dhe rrjetin logjistik, të njerëzve nga një fshat të Strugës të quajtur Livadhi. Ata iu kanë lehtësuar bandës pesë anëtarësh që para vrasjes ta lokalizojnë Bojkun pas arritjes së tij në Maqedoni.

Duke u frikuar nga gjakmarrja, ai një kohë ka kaluar jashtë Maqedonisë. Me t’u kthyer, atë e kanë vërejtur jatakët e kriminelëve, të cilët më pas i kanë studiuar lëvizjet e tij.

Këto informata tregojnë se i gjithë aksioni i likuidimit të Dilaver Bojkut ishte planifikuar një kohë të gjatë. Kur janë vërtetuar të gjitha detajet, është sjellë ekzekutori, i cili e kreu punën me sukses.

Vrasësi, pas vrasjes, ka folur në gjuhën serbe të pastër: “Tani je i pavlefshëm”./Gazeta Express/