Jeta

Indi, mbi 50 mijë njerëz në një seancë joge (FOTO)
Kragujevc, 4 viktima në fabrikën e armëve. Armët e kësaj fabrike u panë në duart e serbëve dhe ISIS-it qe vranë popullatën ne Kosovë dhe Evropë
Tronditet Maqedonia: Fqinji me çekiç vret një person dhe katër antarë tjerë të familjes
‘Balena Blu’ vjen në Maqedoni, ekspertët ju sugjerojnë si të mbroheni

IMG-20160321-WA0002Shkruan: Sumea HUSEINI

Sa e vështirë duket jeta kur shfaqet me shoqëruesit e saj, po shoh thellë thellë në të dhe më ndërpret rrugën një lojë e pafituar, tek hidhja hapat drejt saj, ndalova e habitur, mu duk sikurse një ëndërr e paparë, mbyll sytë për tu siguruar dhe ndëgjoj zërrin e saj teksa më flet… E me goditi me disa fjalë që vetëm një shpirt i realt mund të i duron. Njerëzit janë shumë të marrë, aq sa nuk kanë dijeni për mbarimin e lumturisë, por kur vjen fundi ndodh e vërteta e fjalis “kush qesh i fundit qesh më mirë”… E më pastaj teksa un mendoja, mu drejtua me një pytje, “më thuaj të vërtetën, të pëlqen të jesh njerri!?”, sikur diqka në zemër më preku fort, pa pritur i’u përgjigja, “po”, ndoshta nuk e meritoj te thirem si e tillë, por të jesh njeri është krenari mbi krenari, në fakt nuk më pelqen ti, shkaku i realitetit me dhimbje që ti na e dhuron, sot një numër i pakt jetojna, e shumica ekzistojn vetëm sa për formalitet…

E në fund më goditi dhe më shumë, “Unë nuk i dua njerrëzit,  ata janë humbur në brendësin time”, por ndryshe nuk mund të ndodhë sepse ndryshe nuk do te përmbushja detyrën time me titullin “JETË”… Sa shumë flisni e sa pak veproni… Njerëz PRA…

Teksa fillova ti flas me ironi, iku në errësire derisa humbi, e unë sa larg mund të shikoja, sa mendime mind të kalonin në kokë, sa urrejte ndjeja për jetën… Jeta të përket ty, jo ti jetës, është e vërtetë që ajo është vetë loja, por pse të mos bëhesh ti fitues i saj!? Alkooli, droga, pija mund të të qetësojë por jo të lumturojë andaj lufto për lumturi, jo për qetësi… Sikur, sikur gjërat të ndodhnin sipas dëshires tonë, nuk do të dinim për atë ndjenje të quajtur “dhimbje”, dhe e di çfarë ndodh kur një shpirt nuk ndjen dhimbje, atëher ai nuk e meriton të quhet “njeri”, ndërsa të jesh “njeri” me plotëkuptimin e fjalës është mrekullia e një shpirti, jemi aq pafalemenderues ne njerëzit, nuk ndalemi dhe të mendojm së paku disa minuta nga jeta… , kush posedon gjëra më të ndjeshme, e të bukura se ne? Kemi dashurinë e personave me shpirt më të pasur dhe ne nuk mësohemi as dhe pak të vlersojm dashurinë e vërtetë!

E ti mos e hidh veten në gropëzën që nuk e don, beso në vepra jo fjalë, veprat janë vrasëse të fjalëve, më thanë njëherë: “Unë për ty jap dhe shpirtin!” , e unë thashë: “Jepe atëher?” … E nuk pash të jepet asgjë vërtetim i gjithçkasë, me të vërtetë shpirti dhimbset e mundohemi ta rruajmë atë nga çdo sëmundje e mundshme, e harojmë se ne jemi vetë semundje e vetvetes, dhe më e keqja është se ne sjemi të aftë të shërohemi…

Unë nuk e di a dua të shijoj jetën dhe më shumë apo ta ndjej fundin dhe më afer… Unë nuk edi, por ju a edini??

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO