17 C
Skopje
September 23, 2018
Shkrime nga Konkursi

Jetë apo aktrim

11990641_626699770801974_5813695819510078275_nShkruan: Ajten AJETI

Ecën ditët, vitet, epokat, kaluan shekuj të njerëzimit, kaluan edhe njerëzit bashkë me të. E hidhur qe dhëmbja e i ëmbël gëzimi, kur gjithçka shuhej për t’u rritur dhe njëherë!

Kush jemi ne? Pyetje shumë e çuditshme për të nisur një fjalim.

Kush jam unë dhe kush jeni ju? Sepse na quajnë të njejtë por të njejtë ne nuk qem kurrë. Unë jam qendra e vetes sime. Jam një yll në galaktikën e errët, duke u perpjekur të shpërndajë dritë dhe rreze që të ngrohen të tjerët. Po ju pse s’ma that që errësira për ju është vet drita, dhe sa më të ftohtë të jeni aq më të ngrohtë do të ndiheni. Vërtetë jam ky yll, apo si ky yll aktroj?! Vërtetë ju  këtë nuk ma that, apo vetëm aktroni?! Nëse ke lindur për të qenë një aktor, mos lejo që dikush ta shpërfill rolind tend, luaj me nder.

Ne nuk po jemi të vetëdijshëm po jetojmë, aktrojmë apo ëndërojmë, dita e ditës biem pre e dëshirave tona, veprojmë që të jemi person tjetër ideal, nuk përpiqemi të krijojmë personalitetin tonë.

Ke lindur për të qenë vetvetja. Shohim “civilizim” gjithëandej, tentojmë me çdo kusht të sillemi si të “civilizuar” por të tillë aspak nuk jemi. Flasim mendje hapur por në fakt të mbyllur jemi.

E kuptoni ne se çfarë duam, duam famën, duam pasurinë e respektin e botës duke haruar se ne nuk po respektojmë!

Ne turprohemi të punojmë punë të niveleve të ashtuquajtura të ulta. Askush s’flet për njerëzit e kësaj kategorie, sepse i quajnë të ulët. Çdo punë e kryer me nderë nuk është turp as përbuzje. I pandershëm është ai që sillet keq ndaj tyre. Sepse kur njeriu ka barkun e zbrazur, punon dhe në kushtet më çnjerëzore për ta ngopur. Mirëpo njeriu që ka kokën e zbrazur… i zbrazur do mbetet ai s’do mbushet kurrë!

Sepse ne aspak nuk përpiqemi të jetojmë, ne përpiqemi të aktrojmë në bazë të secilit film holywudian. Garojmë me njëri tjetrin të shpallemi kurorë bukurie.

Nuk ke nevojë të ndryshosh përmasat e tua për t’u dashur nga të tjerët, por ke nevojë të përmirsosh identitetin tënd. Të bëhesh më e dashur dhe më e kujdesshme. Të respektosh për tu respekuar dhe të duash për tu dashur. Kjo do të quhej e bukur… E bukur është çdo krijesë që ka krijuar Zoti.

Ai që dje e shatë dhe e përbuzët, ajo që u diskriminua e u keqpërdor, apo ata që u përzunë e u injoruan, e çka paskan më pak se ti? Kur t’u kërkua ndihmë, e the ndihmë për ta nuk ka! Kur të ofruan, e the nga ta nuk marrë! Kur ndatë një hapësirë bashkë, dhe u përpiqe që të marrësh të tërë hapësirën për të mos e ndarë me ta. Sepse ti i dashur aktron, aktron e pastaj ankohesh.

Po jetojmë në një hapësirë boshe, që s’e mbushëm kurrë! Aty ku e vërteta dhe e pavërteta bëhen një për të mos i dalluar. Po jetojmë në një labirint pa krye, por që një ditë doemos duhet të bie! Të rritet çdo gjë, nga besimi dituria ambicia, e shtet i vogël rritu edhe ti Ke nevojë të bëhesh i pavarur. Të dashur njerëz, ne jemi në botë për të jetuar dhe jo për të zhdukur njëri tjetrin. Ndaj le të jetë dashuria një urë lidhëse në mes nesh. Ti duam të tjerët për hir të atij që e krijoi dashurinë, ti fikim reflektorët e teatrove e të fillojmë jetë pëplot realitet. Ngaqë kufizimi i vetes në atë errësirë përgjithmonë, vetëm dëmtim të ofron. E, ata që atë jetë e zgjodhën vetëm se u lënduan. Bukurinë e diellit aspak nuk e shijuan! Andaj akrimit mjaft njëzëri ti themi, ta gjejmë paqen e zemrës vërtet kohën e kemi!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Artikuj të ngajshëm

Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

shprehja

Përfundoj konkursi për shkrim më të mirë, ja 10 më të mirë që futen në garë për top 3 shkrimet

shprehja

Kurbani virtual

shprehja